24 Prill 2024

Mbahet trajnimi dy ditorë për Qeverisjen Korporative në Kosovë

Bruksel, 11 nëntor - Njësia për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrje Publike në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave e përkrahur nga Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC), anëtare e Bankës Botërore, si pjesë e projektit të saj të Qeverisjes Korporative në Kosovë,  ka mbajtur trajnimin dy ditorë për Qeverisjen Korporative në Kosovë.

Të mërkurën trajnimi është  mbajtur me temë “Roli i Njësisë së Ndërmarrjeve Publike në Promovimin e Qeverisjes së Mirë Korporative në Republikën e Kosovës”.

Ndërsa sot trajnimi është mbajtur  për anëtarët e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjeve Publikë, me temën  “Qeverisja Korporative Bordi i Drejtorëve në Ndërmarrjet Publike”.

Gjatë këtyre dy ditëve Ramadan Sejdiu, udhëheqës i Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrje Publike në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave  dhe ligjëruesit nga IFC-ja, znj Sonila Biçaku dhe Ramadan Berisha kanë prezantuar para pjesëmarrësve metodat moderne për monitorim dhe mbikëqyrje të implementimit të qeverisjes korporative në agjencitë e sektorit publik dhe ndërmarrjet në pronësi shtetërore/publike.

Te gjithë pjesëmarrësit u pajisen me certifikatë mbi vijimin e trajnimit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)