01 Maj 2024

Mbahet samiti ekonomik i vendeve të Lindjes së Mesme

Adana, 28 shkurt - Ministri turk i Shtetit Faruk Çelik, bëri të ditur se shumë vende të botës, e ndjekin me lavdërim përparimin e madh të Turqisë në shumë fusha.

Në Samitin Ekonomik të Lindjes së mesme, që u zhvillua në qytetin Adana të Turqisë dhe që krahas autoriteteve zyrtare të vendeve fqinje morën pjesë edhe shumë ekonomistë dhe biznesmenë, u shqyrtuan marrëdhëniet tregtare ndërmjet vendeve të rajonit.

Mistri Faruk Çelik theksoi, se në kapërcimin e krizës ekonomike globale në Turqi, vendet mike dhe vëllazërore kanë dhënë një kontribut të madh.

Vëllimi tregtar me fqinjin Irak, nga rreth 1 miliardë dollar, brenda kësaj periudhe është ngritur në 7.5 miliardë dollar. Vëllimi tregtar me Libanin, nga 775 milion dollarë ka arritur në 2.3 miliardë dollarë. Vëllimi tregtar me Jordaninë nga 135 milion dollarë ka arritur në 615 milion dollarë. Këto janë zhvillime të rëndësishme” u shpreh Ministri Çelik. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)