30 Prill 2024

Marrëveshje për të ndihmuar bankat komerciale evropiane

Bruksel, 16 korrik - Bankat qendrore më të mëdha të botës kanë rënë dakord t’u japin hua shtesë bankave komerciale evropiane, të cilat e kanë pasur më të vështirë të marrin hua për shkak të ekspozimit të tyre ndaj borxheve të disa vendeve evropiane.

Banka Qendrore Evropiane njoftoi sot se do t’u japë borxhe 3-mujore bankave të eurozonës në bashkëpunim me Rezervën Federale amerikane, Bankën e Anglisë, Bankën e Japonisë  dhe Bankën Kombëtare zvicerane.

Ajo thotë se huatë e reja synojnë të sigurojnë se bankat komerciale kanë fonde të mjaftueshme amerikane deri në fund të këtij viti.

Duket se ky njoftim ka ndikuar pozitivisht tek aksionet e bankës evropiane dhe tek indekset kryesore në tregjet evropiane.

Indeksi DAX i Frankfurtit dhe indeksi i Parisit u ngritën deri me 4 për qind, ndërsa indensi i Londrës u ngrit me rreth 2,5 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)