28 Prill 2024

Marrëveshja e Mirëkuptimit ndërmjet BQK-së dhe Konkurrencës

Prishtinë, 2 shtator - Me qëllim të  bashkëpunimit ndërinstitucional në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive  të  tyre të përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi (Ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës), Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK)  dhe Autoriteti  Kosovar i Konkurrencës (AKK) nënshkruan  sot një  Marrëveshje  Mirëkuptimi.

Marrëveshja e nënshkruar ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit në  realizimin e  objektivave  specifike të BQK-së dhe AKK-së, përmes lehtësimit të shkëmbimit të informacionit relevant ndërmjet dy institucioneve.
Guvernatori i BQK-së  Gani Gërguri ka vlerësuar se nënshkrimi i kësaj  marrëveshjeje, ka të bëj me promovimin e tregut të hapur.
“Kjo marrëveshje demonstron gatishmërinë  për  të  bashkëpunuar ngushtë  dhe  në  vazhdimësi  me  Autoritetin  Kosovar  të  Konkurrencës dhe në frymën e legjislacionit në fuqi për të promovuar me tej tregun e hapur dhe konkurrencën e lire në sektorin financiar të vendit tonë”, ka theksuar ai.
Kryetari i AKK-së Osman Ejupi duke  çmuar lartë nënshkrimin e kësaj marrëveshje theksoi se marrëveshja si kjo  do  t’i  kontribuojë  rritjes  së  efikasitetit  të  Autoritetit  që  drejton në  veçanti  dhe mbrojtjes së  konkurrencës  në  Republikën e  Kosovës  në  përgjithësi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)