28 Prill 2024

Mario Draghi do të jetë presidenti i ri i BQE-së

Bruksel, 18 maj - Ministrat e Financave të zonës euro miratuan mbrëmë në parim kandidaturën e italianit Mario Draghi për të pasuar Jean-Claude Trichet në presidencën e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), njoftoi kreu i tyre i radhës, Jean-Claude Juncker.    

"Ne sapo zgjodhëm në unanimitet Mario Draghin si pasues të Jean-Claude Trichet", deklaroi Juncker gjatë një konference shtypi në përfundim të mbledhjes në Bruksel të ministrave të Financave të zonës euro.    

Megjithatë, emërimi zyrtar pritet të bëhet në qershor në samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

"Mario Draghi do të jetë presidenti i ri i BQE-së, ai gëzon një reputacion të shkëlqyer ndërkombëtar dhe evropian, ai ka ditur të vërtetojë se është shumë i lidhur me euron, me Bashkimin Evropian dhe integrimin e tij", komentoi Trichet.    

"Ai përmbledh të gjithë elementët për të qenë një pasues i denjë i Jean-Claude Trichet, që ka qenë një president i shkëlqyer i bankës", shtoi ai.    

Trichet, mandati i të cilit përfundon në tetor, qëndroi tetë vjet në krye të institutit monetar të Frankfurtit.

Pasimi i tij do të jetë një detyrë e vështirë për guvernatorin aktual të Bankës Qendrore të Italisë, me një krizë borxhi që rrezikon të rëndojë zonën euro edhe për muaj të tërë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)