09 Maj 2024

Maqedonia 4,25 miliardë euro borxh të jashtëm

Shkup, 20 maj - Borxhi i jashtëm i Maqedonisë ka arritur në 4,25 miliardë euro dhe kjo shifër është rritur deri në këtë nivel, pas marrjes së 220 milion eurove gjatë muajve të kaluar nga FMN.

Maqedonia me tërheqjen dhe marrjen e parave nëpërmjet kredive nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore dhe institucionet e tjera bankare është shndërruar si një nga vendet e rajonit me borxh më të lartë.

Borxhi i jashtëm i Maqedonisë ka arritur në 4,25 miliardë euro dhe kjo shifër është rritur deri në këtë nivel, pas marrjes së 220 milion eurove gjatë muajve të kaluar nga FMN.

Me këtë Maqedonia ka hyrë në grupin e vendeve më borxhlinj, duke arritur afërsisht edhe Greqinë. Me këtë nivel të borxhit të lartë dhe me këto parametra nuk plotësohet kushti për hyrje në Unionin Monetar Evropian.

Ekspertët dhe institutet për ]çështje ekonomike kanë shfaqur alarmin për rrezikun nga thellimi i borxhit dhe se sipas tyre, tejkalimi i borxhit të jashtëm prej 60 për qind nga Bruto Prodhimi Vendor (BPV) ka shkaktuar panikë edhe pranë vendeve anëtare të BE-së.

Ekspertët kanë vlerësuar se pagesa e bazës dhe kamatave të kredive gjatë viteve të ardhshme do të jetë deri në 500 milion euro në vit dhe kjo shumë është e barabartë me investimet e planifikuara vjetore kapitale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)