28 Mars 2024

Maqedonia 400 milion euro kredi nga FMN

Shkup, 13 nëntor - Maqedonia duhet ti marrë 400 milion eurot kredi nga FMN por nuk duhet ti shpenzojë, por ti ruajë si rezerva. Nëse në shpejtësi i shpenzojmë ky do të jetë një sinjal i keq që do ta dërgojmë deri te tregjet financiare.

Ekonomistët pajtohen se këto mjete nuk duhet të shpenzohen për mbulimin e borxheve apo rrogave për administratën dhe transferet për rastet sociale dhe shëndetësi. Ish ministri i financave pohon se kredia nuk është aq e lirë sikurse që supozohet. Norma e tij e interesit rritet me tërheqjen e më shumë mjeteve.

 “Sipas kushteve, nëse tejkaloni 300 për qind të kuotës, e ato do të ishin diku 240 milion euro për Maqedoninë, shkalla e normës së interesit rritet për 2 për qind të pikëve, do të thotë, do të jetë 3,3 ose 3,5 për qind. Ato nuk janë mjete që janë paramenduar se duhet ti merrni dhe ti plotësoni të gjitha zbrazëtirat që më parë i keni bërë. Është me rëndësi ti keni këto mjete si rezervë”, deklaroi  Trajko Sllavevski, profesor universitar

 “Nga qeveria theksojnë se nuk do të kemi monitorim të theksuar nga FMN-ja, por mendoj se edhe në situatën e këtillë, nëse këtë e mobilizojmë, monitoringu do të mbetet, pasi FMN-ja nuk do t’ua japë ato mjete e të mos kontrollojë se çka po ndodh me buxhetin... Ajo që mund të jetë kontribut në situatën e këtillë është orientimi i këtyre mjeteve në objektet e mëdha të infrastrukturës për të cilët Maqedonia vërtet ka nevojë”, tha akademiku Taki Fiti. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)