25 Prill 2024

Maqedoni, Mbi 300 mijë të papunë

Shkup, 29 dhjetor - Në Maqedoni janë të regjistruar mbi 31,7 për qind të papunë dhe se kjo shifër shkon në rritje e sipër.

Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS) prezantoi sot të dhënat lidhur me papunësinë në kuartalin e tretë të këtij viti, ku nga gjithsejtë 949 mijë popullsi aktive për punë, të papunë janë 300.540 veta.

Nga personat e papunë, 61,9 për qind janë të gjinisë mashkullore dhe 38,1 për qind të gjinisë femërore. Sipas moshës, numri më i madh i të papunëve i takon moshave prej 25 deri në 49 vjeç, edhe atë rreth 191 mijë të papunë. Sipas përgatitjes së arsimit, numri më i madh i të papunëve janë me shkollë të mesme.

Numri më i madh i të papunëve është regjistruar në Shkup me 80.600 mijë veta, më pas vijojnë Tetova me 30.499 dhe Kumanova me 29.074 të papunë, Prilepi me 23.408 të papunë dhe Strumica me 19.161 të papunë.

Maqedoni gjendet në listën e vendeve me papunësi të lartë në vendet e rajonit. Sipas shifrave të fundit të zyrës evropiane për statistikë EUROSTAT, papunësia në Maqedoni ka arritur në shkallën 34 për qind.

Në vendet e rajonit Kosova, Maqedonia, Bosnjë-Hercegovina llogariten me shkallë të lartë të papunësisë, ndërsa ndër vendet e BE-së janë Spanja, Greqia dhe Letonia.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)