01 Maj 2024

Maqedoni, Bankat stagnojnë

Shkup, 27 shkurt - Qytetarët në Maqedoni nuk marrin kredi, por vetëm kursejnë. Gjendja e kredive totale të miratuara në sektorin privat në fund të muajit janar është e pandryshueshme në krahasim me fundin e vitit të kaluar

Qytetarët dhe firmat në Maqedoni hynë nëpër banka vetëm atëherë kur duan të depozitojnë para, kurse për kredi askush nuk mendon. Faktikisht në muajin janar të këtij viti sikur nuk ka pasur kredi të reja në sektorin privat.

 Domethënë, Këshilli i Bankës Popullore të Maqedonisë ka vlerësuar se aktiviteti kreditor i bankave është duke stagnuar, kështu që gjendja e kredive totale të miratuara në sektorin privat në fund të muajit janar është e pandryshueshme në krahasim me fundin e vitit të kaluar.

Ndryshim i vogël mujor pozitiv është vërejtur tek potenciali total depozitim i bankave, e cila rritje mujore në muajin janar ka pasur 0,3 për qind.

Në muajin janar në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, kreditë totale janë më të larta për 6,8 për qind, sipas të cilës deri në fund të tremujorit të parë pritet shpejtim në rritjen kreditore deri në 8,4 për qind.

"Rritja vjetore e depozitave totale në muajin janar është 12,9 për qind, e deri në fund të tremujorit pritet të arrin 13,1 për qind. Gjatë muajit janar të vitit 2011, tek normat e interesit nuk ishin vërejtur ndryshime të mëdha”, thonë nga BPM.

Dhe përderisa bankat nuk ndajnë kredi, paratë e lira i shfrytëzojnë të blejnë regjistrime. Në ankandin e regjistrimit të arkës, bankat kanë lidhur 96 milion euro, e cila përsëri është diçka më pak në krahasim nga arkëtimet e mëparshme, kur në rënie prej 100 milion euro për çdo të mërkurë deponon në BPM.

Momentalisht në emër regjistrim i akrës kanë bllokuar 430 milion euro. Kjo tregon se bankat edhe më tej më së shumti i duan arkëtimet se sa regjistrimet e reja gjashtëmujore. Për këto regjistrime është 1,86 për qind, përderisa për kamatat e arkëtimit është 4 për qind.

Për aksionin për regjistrimet e reja deri vonë nuk kishte të dhëna, por të dhënat oficiale nuk ka as për aksionin e javës së kaluar.

Nga BPM thonë se së shpejti duhet t’i publikojnë të dhënat, por jo zyrtarisht ishte e njoftuar se nga aksioni i parë javën e kaluar në regjistrimet gjashtëmujore, interesi nga ana e bankave ka qenë minimal.

Përndryshe, në seancën të Këshillit të BPM ka qenë e vlerësuar se inflacioni edhe në janar të këtij viti ka treguar vazhdim të trendit të rritjes të nivelit të çmimeve të përgjithshme, që është e filluar në gusht të vitit të kaluar.

"Inflacioni këtë vit devijon nga projektet, konsideron BPM. Inflacioni i muajit janar është 9 për qind, përderisa në bazën vjetore ajo ka arritur 3,2 për qind. “

Në pajtim me pritjet, në masë më të madhe, lëvizjet e çmimeve dalin nga dinamika rritëse e çmimeve të ushqimit si dhe import çmimet.

"Devijimet nuk janë të mëdha ndërsa njëkohësisht edhe inflacioni bazë, pa ushqim dhe energji akoma është i ulët, me çka është shënuar ngadalësim i rritjes vjetore për 0,9 për qind”, thuhet në kumtesën e BPM.

Aty po ashtu thuhet se indikatorë për aktivitetet ekonomike japin sinjale të ndryshme, por gjithsesi tani për tani trendet janë pozitive për dinamikën e rritjes në tremujorin e fundit, në pajtueshmëri me projektet.

Nga ana tjetër, zvogëlimi vjetor i prodhimit industrial është thelluar, aktivitet në tregti ka hasë në zvogëlim të në krahasim me tremujorin e kaluar. Tek rezervat revizore nuk ka ndryshime dhe ato janë 1,7212 miliarda euro.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)