14 Maj 2024

MAPL ndihmon qytetarët e Veriut të Mitrovicës

Prishtinë, 15 shkurt - Në kuadër të angazhimeve të institucioneve të Kosovës, përkatësisht  mbështetjes për komunat e Kosovës, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka shpërndarë në Veri të Mitrovicës  stufa elektrike dhe frigoriferë për familjet në gjendje të rëndë sociale.

Pajisjet teknike janë shpërndarë me ndihmën e Ekipit Përgatitor Komunal që vepron në Veri të Mitrovicës, ndërsa mjetet për këtë aktivitet janë siguruar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, me ç’rast janë shpërndarë 125 stufa elektrike dhe 50 frigoriferë.

Aktiviteti i MAPL-së është ndërmarrë pas identifikimit të nevojave të qytetarëve të Veriut të Mitrovicës, nga ana e Ekipit Përgatitor Komunal.

Aktiviteti i MAPL-së do të  vazhdojë dhe  javën e ardhshme me shpërndarjen e paketave humanitare ku  përfitues janë  familjet në nevojë, të identifikuara nga Ekipi Përgatitor Komunal.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)