01 Maj 2024

Luksemburgu ndan 4.5 mln euro për ujësjëllesit në Mitrovicë

Mitrovicë, 13 prill - Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati i shoqëruar nga drejtori i “Ujësjellësit rajonal” në Mitrovicë, Faruk Hajrizi, ka pritur të mërkurën në takim ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, Pierre Weber, me të cilin ka biseduar për mbështetjen që shteti i Luksemburgut i ka ofruar Mitrovicës për përmirësimin e kapaciteteve të ujësjellësit, përkatësisht ndërrimin e rrjetit të ujësjellësit.

Ambasadori Weber, i cili ishte edhe para disa kohësh në Mitrovicë për të biseduar për gatishmërinë e shtetit të tij për të ofruar ndihmë e njoftoi kryetarin Kastrati, se pas miratimit të këtij projekti nga qeveria e shtetit të tij, është caktuar edhe një kompani përgjegjëse për projektim.

Ai sqaroi se së shpejti kjo kompani austriake do të nis punën në terren në mënyrë që sa më shpejt që të jetë e mundur të filloj realizimi i këtij projekti mjaft të rëndësishëm.

“Qeveria e Luksemburgut për këtë projekt do të investoj 4.5 milionë euro”.

Në anën tjetër, kryetari Kastrati, ka falënderuar ambasadorin Weber për mbështetjen që shtetit i tij i ka dhënë këtij projekti, duke e vlerësuar si shumë të rëndësishme për qytetarët e Mitrovicës.

Ai tha se rrjeti ekzistues është shumë i vjetruar dhe me teknologji të tejkaluar, andaj rregullimi i rrjetit do të përmirësoj shumë edhe cilësinë e ujit.

Ai theksoi se problemet me të mëdha ujësjellësi rajonal, veçanërisht  në Mitrovicë i ka pasur pikërisht me rrjetin, duke pasur parasysh humbjet e mëdha të ujit.

Ndërsa pas realizimit të këtij projekti, shtoi ai, gjendja pritet të ndryshoj pozitivisht në të gjitha segmentet. 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)