05 Maj 2024

Luftimii ekonomisë jo formale është prioritet i Qeverisë

Prishtinë, 28 qershor - Në Ministrinë e Financave wshtw mbajtur takimi i 11-të i grupit punues të përhershëm qeveritar për parandalimin e ekonomisë joformale , ku morën pjesë ministri i Financave - Bedri Hamza, ministri i Punëve të Brendshme - Bajram Rexhepi, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale -  Nenad Rashiq, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës - Gani Gërguri, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës - Reshat Maliqi,  drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës - Naim Huruglica, drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Behxhet Haliti, në emër të Prokurorisë së Shtetit - ishte Prokurori i Qarkut në Prishtinës, Lulzim Sylejmani , si dhe përfaqësues tjerë të institucioneve të Kosovës.

Ministri Hamza, si kryesues i këtij grupi ka theksuar se luftimi dhe parandalimi i ekonomisë jo formale në Kosovë, përkatësisht futja e saj në kanalet e rregullta formale është një ndër prioritetet e Qeverisë dhe sfidë e paraqitur në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian.


“Programi Qeveritar dhe Plani i Veprimit për Parandalimin e Ekonomisë Joformale në Kosovë për vitet 2010 – 2012, është miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës me datë 29 shtator, 2010. Programi Qeveritar dhe Plani i Veprimit për Parandalimin e Ekonomisë Joformale në Kosovë janë fryt i një pune të përbashkët”, tha ministri Hamza.


Sipas tij Qeveria dhe të gjitha institucionet tjera secili për fushën e vet kanë ndërmarrë veprime konkrete sipas dinamikës së punës së planit të veprimit të cilat do t’i paraqesim në këtë takim. Për të punuar në drejtim të parandalimit të ekonomisë joformale është krijuar bazë ligjore, përveç bazës ligjore, janë nënshkruar marrëveshje të ndryshme, si dhe janë krijuar njësi mbështetëse për parandalimin e ekonomisë joformale”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)