06 Maj 2024

Luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, rezultatet brenda vitit

Mitrovicë, 27 maj - Instituti Demokratik i Kosovës ka organizuar sot në Mitrovicë, një tryezë me temën “Krimi i organizuar dhe pasuria e paligjshme, pengesë për zhvillimin e Kosovës”, ku pjesëmarrësit kanë diskutuar për gjendjen aktuale dhe punën e institucioneve të Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu në hapje të tryezës tha se ky debat ka për qëllim që të vë në lëvizje institucionet shtetërore për të luftuar korrupsionin dhe dukuritë tjera që lidhen me krimin e organizuar.

Ismet Kabashi, kryeprokuror i shtetit, ka thënë se Prokuroritë kanë bërë shumë pak në konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme. Por ka premtuar rezultate konkrete. “Do ta luftojmë korrupsionin dhe brenda këtij viti do të ketë rezultate të shkëlqyeshme”, ka thënë kryeprokurori Kabashi.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka vlerësuar se bashkëpunimi ndër-institucional është i rëndësishëm dhe kusht për efikasitet në luftën kundër korrupsionit.

Ai ka përmendur rolin edhe të shoqërisë civile, si dhe bashkëpunimin rajonal që kanë institucionet vendore në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Anna Jackson, zëvendësshefe e misionit diplomatik të Ambasadës Britanike në Kosovë, mision , që mbështetë këtë projekt, ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të kalojnë nga premtimet për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, në vepra konkrete.

Pjesëmarrësit në debat kanë kërkuar funksionalizim më të madh të institucioneve në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Po ashtu është kërkuar edhe funksionalizimi i doganave në veri.
KDI ka filluar një cikël debatesh që do të organizohen në shtatë qendra të Kosovës, për t’u kurorëzuar në fund me një konferencë rajonale, për të siguruar praktikat më të mira për rritjen e  efikasitetit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. 

Kjo tryezë është zhvilluar në kuadër të projektit “Avokimi për kompletimin e pakos së ligjeve anti-korrupsion në Kosovë” të mbështetur nga Ambasada Britanike. Ligjet të cilat do të jenë objektiv i avokimit tonë janë: Ligji kundër krimit të organizuar dhe Ligji për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)