13 Maj 2024

Lotaria amerikane arrin shumën rekord prej 540 milionë dollarësh

New Yersey, 31 mars - Lotaria më e madhe në historinë amerikane të lotarive, arriti dje vlerën e 540 milionë dollarë dhe amerikanët po vazhdojnë të mbajnë radhë të gjata për blerjen e biletave.

Vlera e lotarisë vazhdon të rritet, ndërsa një numër më i madh njerëzish vazhdojnë të blejnë bileta.

Tifozët e lojërave të fatit kanë filluar tashmë të fantazojnë se ç\'do të bëjnë me shumën e madhe të parave, në se e fitojnë lotarinë.

Deri më sot, shuma më e madhe e fituar në një lotari amerikane, ka qenë jackpoti i vitit 2007, me vlerën e 293 milionë dollarëve, kur ky çmim u nda mes dy fituesve të biletave të lotarive në Georgia dhe në New Yersey.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)