19 Prill 2024

Llapnasellë, përurohet fillimi i punimeve të kopshtit të fëmijëve

Prishtinë, 22 mars - “Në momentin kur ne pranuam kërkesën për ndërtimin e qerthullit për fëmijë, i kemi pasur parasysh dy gjëra: qëndrimin e pavolitshëm të fëmijëve në një shtëpi private të shndërruar në një lloj qerthulli, si dhe nevojën e këtyre fëmijëve që të kenë një akomodim sa më të mirë dhe rritjen e kapaciteteve për vendosjen e fëmijëve”- theksoi Srdjan Sentić,këshilltar i lartë i Kryeministrit dhe Drejtor i Zyrës për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit.

Sot me fillim në ora 12:00, në fshatin Llapnasellë të Komunës së Graçanicës, këshilltari i lartë i Kryeministrit dhe njëherit edhe drejtor i Zyrës për Çështje të Komuniteteve, Srdjan Sentić, vuri gurin themeltar për fillimin e punimeve në ndërtimin e objektit të një kopshti fëmijësh. Ky projekt është financuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe nga donatorët. Kostoja totale e këtij projekti ka një vlerë prej 180,841 euro.

Në ceremoninë e përurimit të fillimit të punimeve për ndërtimin e çerdhes së fëmijëve përveç Sentić, morën pjesë edhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Nenad Rašić, ministri për Komunitete dhe Kthim, Saša Rašić dhe  kryetari i Komunës së Graçanicës, Bojan Stojanović.

Kjo çerdhe për fëmijë ka një rëndësi të veçantë për këtë lokalitet dhe do të ndikojë në ofrimin sa më cilësor të shërbimeve për fëmijë, si dhe ka për qëllim përmirësimin dhe krijimin e kushteve sa më të mira për qytetarët e Llapnasellës.

“Në momentin kur ne pranuam kërkesën për ndërtimin e qerthullit për fëmijë, i kemi pasur parasysh dy gjëra: qëndrimin e pavolitshëm të fëmijëve në një shtëpi private të shndërruar në një lloj qerthulli, si dhe nevojën e këtyre fëmijëve që të kenë një akomodim sa më të mirë dhe ngritje të kapaciteteve, do të thotë vendosjen e një numri më të madh fëmijësh që kanë nevojë”, tha Sentic në fjalimin e tij.

Në vazhdim të fjalimit të tij Sentić bëri të ditur se ky është vetëm njëri nga projektet e mbështetura dhe financuara nga Zyra për Çështje të Komuniteteve, duke shtuar se në bashkëpunim me Ministrinë për Komunitete dhe Kthim do të bëjnë sa më shumë që është e mundur për trevat që kanë nevojë për përmirësim të kushteve të jetesës.

“Po ashtu dua t’ju informoj se projektet të cilat i kemi aprovuar vitin e kaluar në bashkëpunim me USAID-in, për komunën e Graçanicës që nga dita e nesërme do të fillojnë me implementim. Ndër këto projekte janë: ndërtimi i një çerdheje fëmijësh në Graçanicë, ndërtimi i Qendrës për Komunitete në Preoc si dhe shumë e shumë projekte të tjera nëpër komuna siç është Komuna e Ranillugut, e Parteshit, e Shtërpës etj.”, bëri të ditur Sentić.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Graçanicës, Bojan Stojanović duke falënderuar Qeverinë e Kosovës dhe Zyrën për Çështje të Komuniteteve theksoi se “ky nuk do të jetë gurë-themeli i parë, por do të ketë edhe shumë të tjera. Kjo është nisma e 77 projekteve që do të ndërtohen në Komunën e Graçanicës, dhe është një shpresë e re që mund të mbetemi dhe të mbijetojmë në këto treva”, tha në fjalimin e tij Stojanović.

Zyra për Çështje të Komuniteteve do të vazhdojë edhe më tutje të ndihmojë projekte të ndryshme bazuar në mandatin dhe objektivat e saj, në mënyrë që të ngritë nivelin e jetesës për komunitete në përgjithësi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)