10 Maj 2024

Littlefield rikonfirmoi nxitjen e investimeve amerikane në Kosovë

Prishtinë, 6 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës sot u takua u takua me znj.Elizabeth L. Littlefield, Presidente e Korporatës për Investime Private të Jashtme (OPIC), institucion financiar i Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Në takim është diskutuar lidhur me mënyrat se si OPIC do të mund të ndihmonte nxitjen e investimeve private të kompanive amerikane në Republikën e Kosovës, me fokus të veçantë në zëvendësimin e importit. 

Gjatë këtij takimi, Kryeministri Hashim Thaçi falenderoi znj. Littlefied për ndihmën që OPIC i ka dhënë Kosovës në sektorin e energjetikës dhe në atë të institucioneve mikrofinanciare.

Po ashtu, Kryeministri Thaçi e njoftoi znj. Littlefied për punën e Qeverisë së Republikës së Kosvoës në përmirësimin e mjedisit afarist dhe mundësitë e ndryshme që ofron ekonomia e Kosovës për investime në sektorët, që do të mundësonin zëvendësimin e importit, si dhe në sektorët e energjetikës, infrastrukturës rrugore dhe turizmit.

Presidentja e Korporatës për Investime Private të Jashtme, znj. Elizabeth L. Littlefield e informoi Kryeministrin Thaçi për projektet në sektorin e institucioneve mikrofinanciare dhe ato të efiçiencës së energjisë, projekte këto që janë në zhvillim e sipër.

Po ashtu, ajo rikonfirmoi mbështetjen e nxitjes së investimeve amerikane në Kosovë, përmes ofrimit të fondeve për financim dhe përmes shërbimeve të sigurimit nga risku politik për investimet.

Në vitin 2009, Qeveria e Republikës së Kosovës ka nënshkruar Marrëveshjen për Nxitjen e Investimeve me Qeverinë e Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)