19 Prill 2024

Ligji i Punës, të korrigjohet pushimi i lehonisë

Prishtinë, 28 korrik - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me qëllim të shqyrtimit sa më të gjerë të Projektligjit të Punës, duke pasur parasysh dhënien e shumë vërejtjeve që nga kalimi i tij në leximin e parë, organizoi një seri takimesh nëpër komuna të Kosovës.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi dhe kryetarja e Komisionit për Shëndetësi në AAK, dr. Fatmire Mulhagja-Kollqaku, gjatë një konference për media kanë thënë se gjatë takimeve, tryezave dhe debateve të shumta që kanë pasur nëpër komuna të ndryshme të Kosovës kanë marrë opinione, vërejtje, sugjerime dhe kërkesa të shumta përkitazi me Ligjin e Punës, ndërsa kanë pranuar edhe një peticion me 10.000 nënshkrime përmes të cilit kërkohet që Kuvendi i Kosovës ta plotësojë Ligjin e Punës.

Bazuar në takimet e shumta, tryezat, debatet publike të organizuara nëpër komuna të Kosovës me shoqërinë civile, sindikatat, mediat, ekspertë nga organizata të ndryshme, përfaqësues të grupeve të interesit, sot në këtë konferencë kemi përmbledhë një pasqyrë vërejtjesh dhe kërkesash të qytetarëve të Kosovës në raport me Ligjin e Punës.

Gjate debateve publike, në mënyrë të drejtpërdrejt janë kontaktuar mbi një mijë qytetarë. Gjithashtu, janë grumbulluar mbi 10.000 nënshkrime - në peticionin për amendamentimin  e pushimit të lehonisë.

Ishte konkludim i përbashkët i të gjithë pjesëmarrësve - diskutuesve gjatë takimeve, se zgjatja e pushimit të lehonisë në një vit, është nevojë dhe domosdoshmëri.

Gjithashtu, rekomandimet tjera që rezultuan si kërkesë në të gjitha aspektet e neneve, janë:

·        Pushimi i lehonisë (të zgjatet në 12 muaj)

·        Kontrata e punës të jetë detyrimisht e shkruar dhe joverbale

·        Periudha provuese e punës të jetë jo më shumë tre muaj

·        Të definohet roli i inspektoratit të punës, kapacitetet e tij, kushtet e operimit

·        Orari i plotë i punës për personat nën moshën 18 vjeç të jetë jo më shumë se 20 orë në javë,

AAK konsideron se këto kërkesa minimale duhet që me çdo kusht gjatë leximit të dytë të inkorporohen, bashkë me komentet dhe rekomandimet e dalura nga një proces konsultues dhe gjithëpërfshirës, që AAK e ka ndërmarrë gjatë takimeve me qytetarë, nëpër komuna.

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)