08 Maj 2024

Ligji i punës me shumë mangësi

Prishtinë, 15 korrik - Nën kryesimin e ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale Nenad Rashiq është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Ekonomiko-Social, këshill ky i cili tanimë në përfaqësim ka një numër të ekspertëve për çështje sociale dhe ekonomike mbi dialogun e mirëfilltë dhe këshillëdhënës për zhvillimet e politikës socio-ekonomike në vend.

Në këtë takim punues ministri Rashiq, që është edhe kryesuesi i këtij këshilli i shoqëruar nga zyrtarë tjerë të MPMS-së falënderoi anëtarët e KES-it për angazhimet e tyre që po i realizojnë përmes takimeve të rregullta në Këshillin Ekonomiko-Social dhe i njoftoj ata për aktivitetet e fundit që janë ndërmarrë nga MPMS lidhur me zbatimin e kontratave të punës dhe zbatimin e Ligjit të punës në tërësi. 

Ndër aktivitetet e shumta ministri Rashiq përmendi edhe vizitën e djeshme që e kishte realizuar në autostradën Vërmicë - Merdarë dhe siç është shprehur ai ka rezultuar se është mjaft i kënaqur me trajtimin, mbrojtjen e interesave të punëtorëve dhe zbatimin e dispozitave të Ligjit të punës nga kompania drejtuese “Bechtel & Enka” e kontraktuar për kryerjen e punimeve në  autostradë Vërmicë-Merdarë.

Ndërkaq përfaqësuesja e Odës Ekonomike e Kosovës në KES znj. Zineta Daci, njoftoi anëtarët e KES-it lidhur me ecuritë e gjertanishme në draftin fillestar të përgatitur nga OEK për Marrëveshjen Kolektive në nivel nacional, ku edhe paraqiti argumentet e saja se në këtë kontratë janë përfshirë disa segmente të cilat nuk janë të përfshira në Ligjin e punës në mënyrë që interesat e punëdhënësve dhe punëtorëve të jenë në nivelin e duhur për të dyja palët.

“Në Ligjin e punës ne kemi shumë mangësi, e dimë se ky ligj ka mangësi të neneve dhe si pasojë e kësaj shumë çështje kanë mbetur të pa realizueshme, ndërkaq në këtë marrëveshje që e kemi përgatitur do mundohemi që ato mangësi t i realizojmë në këtë kontratë”, shtoi znj. Daci.

Ky këshill shqyrtoi edhe draftin e Projektligjit për Fondet Pensionale në Kosovë, ku sipas Fadil Racaj nga MPMS, Grupi Punues Qeveritar i caktuar për këtë projektligj ka përfunduar punën në modifikimin e atyre neneve ku ka pasur nevojë për ndërhyrje.

Sipas Racaj ky projektligj tanimë i është dërguar Bankës Botërore, Trustit Pensional të Kosovës, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe grupeve tjera të interesit për prezantimin e komenteve nga ana e tyre për shqyrtimin final ku pastaj pritet të procedohet në Qeveri dhe Kuvend.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)