29 Prill 2024

Liang Wengen, njeriu me i pasur në Kinë

Pekin, 9 shtator - Renditja e fundit e revistës Forbs për njerëzit më të pasur në Kinë, bëri që muskujt industrialë të viheshin përballë teknologjisë së lartë, me kreun e një kompanie ndërtimi që kaloi në klasifikim një prej themeluesve të motorit më të madh kombëtar për kërkimet në internet, për kreun e renditjes.

Liang Wengen, president i kompanisë së ndërtimit, "Sany Heavy Industry", rrëmbeu kreun e klasifikimit të njerëzve me të pasur në Kinë, sipas revistës "Forbes Asia".

Kompania e zotit Liang, me bazë në Changsha, ka luajtur një rol të rëndësishëm në transformimin urban të vendit.

Revista Forbes e llogariti pasurinë e zotit Liang në shumën e 9.3 miliardë dollarëve amerikanë.

Forbes ia dha vendin e dytë Robin Li, themelues i Baidu, motorit dominues në Kinë për përkimet në internet, për të cilin revista tha se ka një pasuri prej 9.2 miliardë dollarë amerikanë.

Klasifikimi i revistës Forbes përfshin gjithashtu Liu Yonghao, manjat i agrobiznesit dhe disa investitorë në pasuri të paluajtshme.

Në total, revista Forbes thotë se miliarderët e Kinës u rritën nga 126 vitin e kaluar në 146 sivjet.