12 Maj 2024

Legarde: Ekonomia botërore po stabilizohet ngadalë

Pekin, 19 mars - Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, tha se ekonomia botërore po stabilizohet ngadalë, por megjithatë shtoi se lufta kundër krizës botërore ende nuk ka përfunduar.

“Ekonomia botërore ka lëvizur nga skaji i humnerës dhe kemi arsye të jemi optimistë”, tha Lagarde në “Forumin kinez për zhvillim 2012” në Pekin.

Por, megjithatë, ajo paralajmëroi se duhet pasur kujdes akoma, dhe shtoi se kërkohen reforma financiare shtesë.

Sipas arsyetimit të saj, shumë shtete në botë janë të ngarkuara me borxhe, ndërsa vetëm në Eurozonë 23 për qind e GDP shpenzohet për pagesën e borxheve në sektorin publik dhe në banka.

Si rrisqe shtesë, Lagarde vlerësoi edhe rënien afatmesme të rritjes ekonomike në vendet në zhvillim dhe rritjen gjithnjë e më të madhe të çmimit të naftës.

Ajo tha se udhëheqësit evropianë duhet të jenë vigjilentë për borxhet, të përqendrohen në zbatimin e vazhdueshëm të masave financiare dhe të ndjekin me vëmendje situatën ekonomike në Greqi.

Lagarde e cilësoi Kinën një histori suksesi në një ekonomi të pasigurt globale dhe tha se situata globale ekonomike mund të kishte qenë shumë më e keqe, po të mos kishte qenë nxitja që i jep Pekini rritjes dhe stabilitetit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)