05 Maj 2024

Legar fiton përkrahjen amerikane për shefe të FMN-së

Washington, 28  maj - Ministrja franceze e Financave, Christine Lagarde, e cila ka shpallur kandidaturën për postin më të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), edhe pse jo në mënyrë zyrtare, ka marrë mbështetjen e administratës amerikane.

\"Mbështesim gratë e fuqishme për detyra të tilla globale\", është shprehur në një intervistë Sekretarja amerikane e Shtetit për Marrëdhëniet me Jashtë, Hillari Klinton.

Ndërsa përsa i takon çështjes së ish-kreut të FMN-së, Dominik Stros-Kan, i cili po i nënshtrohet një procesi gjyqësor me akuzën për tentativë përdhunimi, ai është transferuar në vilën ku do të mbahet nën arrest shtëpie përgjatë procesit gjyqësor.

Ish-shefi i FMN-së do të paguajë 50 mijë dollarë qira mujore për këtë vilë, vlera e të cilës është 14 milionë dollarë amerikanë.

Në këtë vilë luksoze me tre kate, që gjendet në Tribeka, një prej lagjeve më të pasura dhe më të famshme për baret dhe restorantet luksoze në New York, gjenden një sallë sporti, sauna, sallë kinemaje dhe një kat i sipërm me pishinë, të gjitha në shërbim të Stros-Kanit.

Kamerat do të ndjekin çdo lëvizje të Dominik Stros-Kanit, i cili do të lejohet të dalë jashtë kësaj vile vetëm për të shkuar në gjykatë, për kontroll tek mjeku dhe për të marrë pjesë në ceremonitë fetare.

Ndërkaq avokatët e Stros-Kanit, nëpërmjet një letre dërguar gjykatësit, protestuan infiltrimin nga pala paditëse në media e detajeve lidhur me çështjen gjyqësore.

Pala mbrojtëse e ekonomistit francez parashtroi se zotërojnë informacione që do të vënë në dyshim besueshmërinë e gruas, që pretendon se është ngacmuar seksualisht.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)