13 Maj 2024

LDK: Qeveria ndan më shumë buxhet për reklama se sa për deme

Prishtinë, 14 shkurt - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) pëmes një njoftimi ka thënë së është e shqetësuar me qasjen joserioze të kësaj qeverie në largim karshi problemeve të qytetarëve. 

LDK thotë se në vend që të adresoi problemet dhe fatkeqësitë e krijuara nga ky mot, Qeveria, në mbledhjen e saj fundit, ka ndarë 1 milion euro për reklamim në televizionin CNN lidhur me klimën për biznes në Kosovë.

Kjo shumë sipas LDK-së i shtohet shumës prej 7 milion euro të ndarë më herët për një kompani ndërkombëtare për të përmirësuar imazhin e Kosovës në botë.

Për më tepër siç ka thënë LDK, kjo shumë është jashtë planifikimit të rregullt buxhetor për vitin 2012 dhe është shkelje e ligjit të buxhetit vetëm një muaj pas aprovimit të tij.

"Në mbledhjen e saj të mbajtur më 11.01.2012, Qeveria ka ndarë vetëm 400 mijë euro për tri komuna (Istog, Pejë dhe Klinë) për të mbuluar dëmet e shkaktuara nga erërat e forta që këto komuna përjetuar më herët", thuhet në reagimin e kësaj partie.

Dëmet e vlerësuara vetëm në Komunën e Istogut kapin vlerën prej rreth 5.2 milion euro, pa përfshirë këtu dëmet në rrjetin energjetik që la këto komuna disa ditë në terr të plotë.  

LDK vlerëson se është absurde të shpenzohen mjetet për reklama në televizione për të përmirësuar ambientin për biznes, kur vendin e ka mbuluar korrupsioni dhe krimi i organizuar.

"Të gjitha raportet ndërkombëtare flasin se niveli i korrupsionit, krimit e informalitetit ekonomik është tepër i lartë. Kosova po rangohet gjithnjë e më poshtë në ranglistën e vendeve sa i përket të bërit biznes."

Vetëm sa i përket fillimit të biznesit, në vitin e fundit Kosova është ranguar për tri vende më poshtë se në vitin 2010, ku ka rënë nga vendi i 165 (në vitin 2010), në vendin e 168 (në vitin 2011).

Furnizimi me energji, mbrojtja e investitorëve, zgjidhja e kontesteve ekonomike etj, gjithashtu kanë shënuar ngecje.

LDK vlerëson se reklamimi në CNN dhe media të tjera për të tërhequr investitorë të jashtëm është humbje e mjeteve të taksapaguesve/qytetarëve të Kosovës.

Në vend të kësaj, qeveria në largim duhet të koncentrohet në zvogëlimin e korrupsionit, krimit dhe informalitetit në vend.

Vetëm kështu mund tu tregohet investitorëve potencial se Kosova është vend i duhur për investime.

"Ndërsa mjetet e buxhetit duhet të adresojnë gjendjen emergjente në të gjitha komunat në këtë mot të ligë", vlerëson LDK.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)