29 Prill 2024

LDK: Pasojat e prishjes me FMN, Qeveria ua bart qytetarëve

Prishtinë, 28 korrik - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) vlerëson se vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës për shkurtimin e shpenzimeve buxhetore për 60 milionë euro, kryesisht në fushën e investimeve kapitale, do të këtë refleksione negative për zhvillimin ekonomik të vendit dhe për përmirësimin e jetesës së qytetarëve.

"Vendimi i  fundit është rrjedhojë e prishjes së marrëveshjes që Republika e Kosovës ka pasur më Fondin Monetar Ndërkombëtar, si rezultat i joseriozitetit të qeverisë sa i përket menaxhimit të politikave ekonomike në vend."

Qeveria e Kosovës sipas LDK-se përveç që ka humbur ndihmesën financiare të FMN-së për këtë vit, e që në buxhetin e miratuar përkthehet në plot 156 milionë euro, tash së fundmi është e detyruar që ta zvogëlojë fondin e investimeve kapitale edhe për 60 milionë euro shtesë.

Nga kjo situatë e krijuar, pasojat do t’i bartë qytetari i Kosovës, për të cilin tashme është e qartë se do të këtë shumë me pak përkujdesje institucionale.

"60 milionë euro më pak shpenzime kapitale dhe shpenzime për mallra dhe shërbime nënkuptojnë 60 shkolla me pak për vitin e ardhshëm shkollor,  dhjetëra kilometra rrugë më pak të asfaltuara. Spitalet Kosovës do të kenë shumë me pak barna esenciale etj."

Nga ky vendim preken sidomos familjet e varfra, të cila kanë nevoje për një përkujdesje më madhe institucionale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)