LDK: Nuk përmirësohet ambienti i biznesit me dyfishim të tatimeve
Prishtinë, 21 korrik - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vlërsuar se që nga fillimi i mandatit qeveria Thaqi 2 nuk ndalet se proklamuari se po punon shumë për një ambient të biznesit me të mirë.
Se sa i mirë është ambienti i biznesit sipas LDK-së e tregon fakti se deficiti tregtar sa shkon e rritet, vetëm për vitin 2011 deficiti shënon një rritje prej 17.5%, papunsia numëron në vend, varfëria rritet e krejt çka kjo qeveri mund të bëjë është të rritë tatimet.
\"Qeveria po demton rëndë bizneset, duhet theksuar faktin që vetëm në emër të TVSH qeveria merr nga bizneset çdo vit mbi 400 milion për mallrat ende të parealizuara duke heqë padrejtësisht këto para nga qarkullimi.\"
\"Qeverisë Thaqi kjo nuk i mjafton ajo në emër të pakos se re fiskale e cila do të duhej të ishte në funksion të një ambienti me të mirë të biznesit ka rritë një varg tatimesh dhe dy prej tyre heshtazi ka filluar ti implementoj\", ka theksuar LDK.
Bëhet fjalë për dy ligje: Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave Nr. 03/L-162. Ligj ky i cili rritë normën e tatimit nga 5% në 9% për veprimtaritë afariste me të ardhura bruto vjetore deri në pesëdhjetë mijë (50.000) Euro të cilat tatohen për të ardhurat bruto të realizuara nga shërbimet, veprimtaritë profesionale, të zanatit, të argëtimit dhe të ngjashme dhe Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit Nr. 03/L-161 për tatimin në të ardhurat personale.
Gjithashtu edhe ky ligj sipas LDK-së rritë normën e tatimit nga 5% në 9% për veprimtaritë afariste me të ardhura bruto vjetore deri në pesëdhjetë mijë (50.000) Euro të cilat tatohen për të ardhurat bruto të realizuara nga shërbimet, veprimtaritë profesionale, të zanatit, të argëtimit dhe të ngjashme.
LDK është e shqetësuar për gjendjen e rëndë të bizneseve private dhe kërkon nga Qeveria që ajo të ngritë zërin dhe të arsyetoj dyfishimin e tatimeve ashtu siç e bënë zëshëm eliminimin e disa licensave të parëndësishme dhe proceduarave administrative.
LDK është e bindur se kjo është fatura e Thaqit që qytetarët e Kosovës po vazhdojnë ta paguajnë edhe sot. LDK vlerëson se kjo qeveri me veprimet e veta po e ngulfatë bizneset private dhe njëherit kërkon nga kjo e fundit që të jetë me e matur dhe me transparente me komunitetin e biznesit kur ndërmerr vendime dhe veprimet të tilla.
Njëherit LDK kërkon nga qeveria që ajo të analizojë frytet e reformave që janë bërë në emër të përmirësimit të ambientit të biznesit dhe të filloj të bëjë reforma substanciale të cilat do të rezultonin në rritje të prodhimit vendor, krijim të vendeve të reja të punës, rënie të importit e përmirësim të bilancit tregtar dhe çka është me rëndesishmja rënie të shkallës së varfërisë.