01 Maj 2024

LDK: Kosova po thellohet në krizë të rendë ekonomike

Prishtinë, 18 shtator - Ekepsertët për ekonomi të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me thellimin e krizës ekonomike në Kosovë si rezultat i keqqeverisjes aktuale.

\"Ne e kemi paralajmëruar këtë në paraqitjen tonë pas njëqind dite të Qeverisë Thaçi në fillim të qershorit. Vlerësimet e tona të dhëna atëherë po vërtetohen çdo ditë\", thuhet në deklaratën e LDK-së.

Një buxhet i miratuar pa u bazuar në vlerësime reale të të hyrave dhe shpenzimeve të pritura sipas tyre nuk ka si të prodhojë efekte pozitive për ekonominë në rënie.
 
Gjatë periudhës Janar-Gusht 2011, nuk u realizuan dhe nuk pritet të realizohen të hyrat e planifikuara nga privatizimi i PTK-së.

Ekspertët e LDK-së kanë thënë së të hyrat e planifikuara nga donatorët as që mund të mendohen për shkak të prishjes së marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar, të cilën ne e kemi adresuar disa herë.

Për shkak se shpenzimet janë bazuar në të hyra plotësisht të pasigurta, deri në fund të gushtit, paraja e gatshme e trashëguar nga viti i kaluar është zvogëluar për 18.7 milion euro.

LDK po ashtu thotë së është e shqetësuar me situatën në KEK pas që kjo kompani tani kur po hyjmë në sezonën e ftohtë të dimrit ka vendosur të bëjë remontin e blloqeve të termocentraleve.

Keqmenaxhimi ekstrem sipas kësaj partie ka shkaktuar paqëndrueshmëri financiare duke e quar këtë kompani strategjike para kolapsit total.

\"Qytetarët duhet të dinë se përveç rrymës së shpenzuar, ata po paguajnë edhe një herë atë shpenzim rryme pasi taksat e tyre po derdhen nga buxheti për të mbuluar rrjedhjet financiare dhe teknike të termocentraleve të KEK-ut\", thuhet me tej në deklaratë.

Po ashtu edhe humbjet teknike në KEK janë të papranueshme  pasi që mjetet që shkojnë për import të rrymës do të prodhonin efekt të njëjtë nëse investohen për efiçiencë të energjisë.

Bizneset po dëmtohen më së shumti duke rritur kostot e prodhimit dhe duke ulur aftësinë e tyre konkurruese në treg.

Ekspertë të LDK-së po ashtu kanë vlerësuar se masat e reciprocitetit me Serbinë kanë qenë pa efekt për ekonominë vendore ku sipas tyre vetëm 2% të eksporteve i kemi me Serbinë, derisa 10% të importeve vijnë nga Serbia.

Gjatë muajit Korrik 2011, Kosova ka shitur në Serbi mallra në vlerë prej 586,000 euro, ndërsa ka blerë mallra në vlerë prej 18,717,000 Euro.

\"Është absurd deklarimi i zyrtarëve qeveritarë, i mbështetur edhe nga disa individë dhe biznese që janë në shërbim të propagandës të qeverisë, se është rritur prodhimi vendor dhe punësimi pas vendosjes së masave të reciprocitetit me Serbinë. Nuk ka asnjë mundësi që për disa ditë apo javë bizneset vendore të fillojnë prodhimin për të zëvendësuar produktet e importuara më parë nga Serbia\", thuhet në vlerësimin e kësaj partie.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)