31 Mars 2023

LDD angazhohet për përmirësimin e pozitës së shërbyesve civil

Prishtinë, 23 nëntor - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Akademik Nexhat Daci në takim me kryetarin e Sindikatave të Shërbyesve Civil të Kosovës, Mursel Zymberi ka thënë se LDD angazhohet për përmirësimin e pozitës materiale të shërbyesve civil.

“Në platformën tonë që është shpalos ekziston dyfishimi i pagave të ulëta, rritja e mesatares brenda mundësive, pasi që kjo është çështje e zhvillimit ekonomik. Në angazhohemi për dyfishimin e pagave të ulëta dhe dyfishimi i pensioneve”.

Kryetari Daci ka theksuar se deri sa ishte kryetar i Kuvendit të Kosovës kishte nxjerr vendimin unanim ne parlament I cili nuk është respektua për ndarjen e një milion euro në muaj shoqatës e pensionisteve deri ne gjetjen e zgjidhjes ligjore nga ana e UNMIK-ut. Unë po ju them ne LDD angazhohemi për respektimin e përmirësimit të kushteve sociale dhe ky është shansi i fundit qe mu vetëdijesu populli në Kosovë dhe LDD është ne plotëni me interesat e popullit dhe te shtetit te vet, tha me këtë rast akademik Daci.

Zoti Zymberi vlerësoi se shërbyesit civil e kanë një gjendje shumë të rendë.

“Ne nuk jemi kundër ngritjes se pagave të arsimtarëve  por ishte një reagim mos përmbushjes se memorandumit qe e kemi pas nënshkruar. Tani unë jam I interesuar me e ditur se çka parasheh secila parti në platformën e vet, ku e sheh rolin e sindikatës dhe mënyrën e zgjidhjes se problemeve”, tha Zymberi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 mars 2023 - Me rastin e shënimit të 24 vjetorit të masakrës së Burimit, Komuna e Malishevës organizon akademi përkujtimore. (Salla e Kuvendit të Komunës së Malishevës, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë me ç’rast do të prezantohen gjetjet nga monitorimi i publikimit të vendimeve nga gjykatat e Kosovës për vitin 2022, si dhe në bazë të këtyre gjetjeve do të ndahet “Çmimi për Gjykatën më Transparente” - për dedikim të vazhdueshëm në ngritjen e transparencës përmes publikimit të vendimeve gjyqësore. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Kryetari I Federatës Sindikale te Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të mbaj konferencë për shtyp lidhur me protestën dhe grevën e punëtorëve teknik të këtij spitali që veq ka filluar para dy ditësh. (Spitali Isa Grezda në Gjakovë, ora 11:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton lidhur me kërkesën për zhvillim të diplomacisë parlamentare nga Qendra për Studime Politike dhe Diplomatike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi përkujtimor me rastin e 24-vjetorit të vrasjes dhe masakrimit të 106 civilëve në fshatin Pastasel të komunës së Rahovecit. (Kompleksi i Martirëve, Pastasel, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati bën homazhe në varrezat e martirëve në fshatin Dragobil dhe të Kompleksi në vendin e ngjarjes Vrella e Mëhillit. (Fshati Burim, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës përuron hapësirën e dedikuar për sigurinë e nxënësve dhe komunitetin në hapësirat përreth Shkollës Fillore “Elena Gjika”. (Afër shkollës, ora 13:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës organizon Asamblenë e Punës për vitin 2022. (Hotel Emerald, ora 17:00)