06 Maj 2024

Lansohet web faqja për mundësi punësimi

Prishtinë, 10 qershor - Në Odën Ekonomike të Kosovës u lansua web faqja Future Job në të cilën në një vend do të gjenden informatat mbi mundësitë e punësimit dhe kërkesat për punëtor në sektorin publik dhe privat.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq me këtë rast theksoi se në ketë portal apo ueb faqe te cilën e krijojmë  jemi përpjekur qe se pari te kemi një informate për te gjithë ata qe janë te interesuar.

“Si prioritet janë pune kërkuesit  por gjithashtu edhe punëdhenësit mund te kenë një benefit brenda këtij projekti. Shpresoj qe kjo do te tregoj rezultate pozitive ne te ardhmen”, tha ministri Rashiq.

Sipas tij me rëndësi është se me ketë ueb faqe behët e mundur që drejtpërdrejtë – online të gjenden shënimet për mundësitë e punësimit.

“Kjo web faqe do te shërbej qe çdo pune kërkues, i cili ka qasje ne internet, kudo qofte mund te shikoj vende te lira te punës te cilat ofrohen nga pune dhënësit.  Po ashtu mund te  shoh edhe mundësit për aplikimin ne trajnime  te ofruara qofte nga sektori privat apo publik. Punë kërkuesi gjithashtu poston edhe CV-ne e tij dhe kështu krijohet në data bazë në të cilën gjinden shënimet për mundësitë e punësimit por njëkohësisht punë dhënësit mund te gjejnë kuadro të kualifikuara”, tha ministri Rashiq.

Guido Beltrani, zëvendës drejtor i Zyrës Zvicerane tha se lansimi i kësaj ueb faqes paraqet një kontribut në informimin për mundësitë e punësimit

“ Ne e dimë se ka shume kompani qe kane vështirësi te gjejnë te rinj qe tu përshtaten kërkesave të punëdhënësit dhe siç tha edhe ministri web faqja qe do te lansohet sot është plotësim i kërkesave te dy palëve”.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu tha se aktualisht është duke u bërë një punë me karakter futurologjik.

“E veçanta e këtij takimi është qe po promovohen dy forma te bashkëpunimit, forcohet partneriteti intern mes akterëve relevant brenda kufijve te Kosovës dhe po forcohet partneriteti ekstern ku zyra zvicerane  vërtet ka qene promotor e forte ndërlidhëse për te bartur nevojat e tyre për te investua”, tha kryetari Gërxhaliu.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)