31 Mars 2023

Lansohet thirrja “Projektet Investuese të Diasporës”

Prishtinë, 7 tetor - Caritas Zviceran në Kosovë organizon lansimin e thirrjes “Projektet Investuese të Diasporës” në kuadër të projektit “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë - MARDI”.

Gjatë eventit do të shpalosen poashtu aktivitetet e përbashkëta të Caritas Zviceran në Kosovë - CACH dhe Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë – KIESA.

Lansimi do të ndjeket nga Ministritë relevante të Republikës së Kosovë dhe delegacioni i Qeverisë së Principatës të Lihtenshtajnit, si donator kryesor në projektin MARDI.  

Në këtë ngjarje do të mbajn fjal rasti Fikrim Damka, Ministri i Zhvillimit Rajonal në Republikën e Kosovës,. Dominique Hassler, Ministre e Punëve të Jashtme, Edukimit dhe Sportit të Qeverisë së Principatës të Lihtenshtajnit, Donika Gervalla-Schwarz, Zëvendës-kryeministre dhe Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Republikën e Kosovës,  Rozeta Hajdari, Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Republikën e Kosovës dhe Peter Lack, Drejtor i Caritasit Zviceran.

Projekti “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë - MARDI” është projekt i bashkëfinancuar nga Qeveria e Principatës së Lihtenshtajnit, Ministria e Zhvillimit Rajonal në Republikën e Kosovës dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim - SDC.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 mars 2023 - Me rastin e shënimit të 24 vjetorit të masakrës së Burimit, Komuna e Malishevës organizon akademi përkujtimore. (Salla e Kuvendit të Komunës së Malishevës, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë me ç’rast do të prezantohen gjetjet nga monitorimi i publikimit të vendimeve nga gjykatat e Kosovës për vitin 2022, si dhe në bazë të këtyre gjetjeve do të ndahet “Çmimi për Gjykatën më Transparente” - për dedikim të vazhdueshëm në ngritjen e transparencës përmes publikimit të vendimeve gjyqësore. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Kryetari I Federatës Sindikale te Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të mbaj konferencë për shtyp lidhur me protestën dhe grevën e punëtorëve teknik të këtij spitali që veq ka filluar para dy ditësh. (Spitali Isa Grezda në Gjakovë, ora 11:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton lidhur me kërkesën për zhvillim të diplomacisë parlamentare nga Qendra për Studime Politike dhe Diplomatike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi përkujtimor me rastin e 24-vjetorit të vrasjes dhe masakrimit të 106 civilëve në fshatin Pastasel të komunës së Rahovecit. (Kompleksi i Martirëve, Pastasel, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati bën homazhe në varrezat e martirëve në fshatin Dragobil dhe të Kompleksi në vendin e ngjarjes Vrella e Mëhillit. (Fshati Burim, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës përuron hapësirën e dedikuar për sigurinë e nxënësve dhe komunitetin në hapësirat përreth Shkollës Fillore “Elena Gjika”. (Afër shkollës, ora 13:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës organizon Asamblenë e Punës për vitin 2022. (Hotel Emerald, ora 17:00)