10 Maj 2024

Lamdsdorff: Ekonomia e zhvilluar sfidon problemet në veri

Mitrovicë, 6 mars - \"Fokusimi në zhvillimin ekonomik është mënyra më e mirë për tejkalimin e problemeve në veri të Kosovës\", tha në Mitrovicë, Nikolas Lamdsdorff, drejtor për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë.

Këto komente ai i ka bërë gjatë një takimi që ka zhvilluar me kryetarin e komunës, Avni Kastrati.

Në takim ku ishin të pranishëm edhe disa ambasadorë të Gjermanisë nëpër shtetet e rajonit, duke përfshirë edhe ambasadorin gjerman në Kosovë, Ernst Reichel, u bisedua për aktualitetin politik dhe për sfidat me të cilat po përballet komuna dhe qytetarët në veri të qytetit.

Mysafirët u interesuan edhe për gjendjen ekonomike dhe projektet që mund të ndikojnë për ofrimin e komuniteteve.

Lamdsdorff  theksoi se zhvillimi ekonomik është një prej mundësive më të mira për tejkalimin e problemeve aktuale.

Për këtë qëllim ai premtoi edhe mbështetje konkrete nga Gjermania, duke përmendur ndërtimin e një qendre rinore në afërsi të lumit Ibër që do të shfrytëzohej prej të rinjve nga jugu dhe veriu.

Në anën tjetër, kryetari Kastrati, ka numëruar projektet e shumta që parashihen të realizohen në Mitrovicë, prej të cilave do të përfitojnë qytetarët në të dyja anët e lumit Ibër.

 “Vetëm sivjet parashihet të fillojnë projekte në vlerë prej 50 milionë eurosh, të cilat do të ndikojnë edhe në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik”.

Ai përmendi projektin për rinovimin e palestrës sportive, mandej ndërtimin e një qendre multifunksionale, ndërtimin e një qendre tregtare etj. “Të gjitha këto projekte do të jenë në shërbim të qytetarëve të të gjitha komuniteteve”.

Ndërsa si sfida ka cekur mungesën e rendit dhe ligjit në veri, mosfunksioninim e gjykatave, papunësinë e madhe etj.

“Ka nevojë për veprime të koordinuara dhe të vendosura për vendosjen e normalitetit në veri”, tha kryetari Kastrati, i cili ka falënderuar qeverinë gjermane për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën në aspektin politik dhe atë ekonomik.             

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)