05 Maj 2024

Lagarde në krye të FMN-së

Washington, 29 qershor - Emërimi i ministres franceze të Finacave, Christine Lagarde në krye të FMN-së është një fitore për Francën dhe presidenca franceze u shpreh e kënaqur që një grua merr këtë përgjegjësi të rëndësishme ndërkombëtare, deklaroi të martën presidenca franceze.

\"Presidenti francez, Nicolas Sarkozy do të zhvillojë një bisedë telefonike me Lagarde për ta përshëndetur pas emërimit të saj si drejtoreshë e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar\'\', konfirmoi sot i njëjti burim.

Lagarde u emërua dje në postin e drejtorit të përgjithshëm të FMN-së në vend të një francezi tjetër, Dominique Strauss-Kahn, i cili dha dorëheqjen pasi u akuzua për krime seksuale në SHBA. Lagarde është gruaja e parë që merr këtë post.

Ndërsa Ministrja franceze e Ekonomisë, Christine Lagarde, e cila u zgjodh drejtoreshë e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMI), deklaroi se ndjehej e nderuar dhe e gëzuar.

\"Të dashur miq është një nder dhe një gëzim t\'ju njoftoj se Këshilli Administrativ i FMN-së ka vendosur të më zgjedhë drejtoreshë të përgjithshme të FMN-së!\", deklaroi në rrjetin social \'\'Twitter\'\' gruaja e parë që drejton këtë institucion në Uashington. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)