13 Maj 2024

Lagarde: Ekonomia globale po përmirësohet, por mbetet e brishtë

Washington, 4 prill - Kreu i FMN-së thotë se ekonomia globale po përmirësohet pas vështirësive që ka patur kohët e fundit, por mbetet e brishtë.

Në një konferencë shtypi që mbajti në Washignton, Christine Lagarde  paralajmëroi për rrezikun e vetëkënaqësisë dhe izolimit.

Ajo tha se ekonomia evropiane po shfaq disa shenja inkurajuese, por mbetet e stresuar, ndërsa Shtetet e Bashkuara po shohin shenja përmirësimi të rritjes ekonomike dhe punësimit.

Zonja Lagarde bëri thirrje për vazhdimin e rolit drejtues të SHBA për çështjet ekonomike dhe argumentoi se bota është kaq e ndërthurur, saqë problemet nga i gjithë globi prekin amerikanët drejtpërdrejt.

Drejtoresha menaxhuese e FMN-së thotë se kriza ekonomike është lehtësuar nga veprimet e guximshme të bankave qendrore kryesore, që i qetësuan tregjet financiare.

Ajo tha se bota ka nevojë për një sistem finianciar më të sigurtë dhe më të fuqishëm, që i vendos interesat e shoqërisë para fitimeve financiare, si dhe bëri thirrje për rregullore më efektive dhe të koordinuara mes vendeve të ndryshme për arritjen e këtij synimi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)