17 Maj 2024

Lagard paralajmëron rrezik për ekonominë botërore

Pekin, 9 nëntor - Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristinë Lagard, ka paralajmëruar se bota është e pasigurtë dhe nuk ka stabilitet financiar ndërsa i ka bërë thirrje ekonomive aziatike të jenë të vëmendshme.

Duke folur në Forumin Financiar Ndërkombëtar në Pekin, Lagard tha se Azia nuk është imune ndaj problemeve që aktualisht kanë përfshirë eurozonën.

Këto komente ajo i bëri në vizitën e saj dy-ditore që po i bën Kinës, ku fokus i bisedimeve do të jetë thellimi i krizës së borxheve në Evropë.

Bisedimet e saj me zyrtarë kinezë, pritet të prekin çështjen e kontributit të mundshëm të Kinës, për të ndihmuar Eurozonën nga kriza e borxheve.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)