29 Prill 2024

Kuvendi sot shqyrton Raportin financiar për Buxhetin

Prishtinë, 19 maj - Kuvendi i Republikës së Kosovës sot në seancë plenare do të shqyrtoj raportin financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2010.

Në rend dite përveç shqyrtimit të Raportit financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2010, do të ketë edhe një debat parlamentar lidhur me masakrën në Burgun e Dubravës.

Debati zhvillohet me kërkesën e deputetit Nait Hasani dhe me mbështetje të Grupit të deputetëve nënshkrues. Gjithashtu do të ketë edhe një debat parlamentar lidhur me bashkëpunimin e Republikës së Kosovës me Interpolin dhe Europolin.

Në të njëjtën seancë do të miratohet Rregullorja për zgjedhjen dhe shkarkimin e Avokatit të Popullit dhe zëvendësve të Avokatit të Popullit, kurse në vazhdim do të shqyrtohen: Rekomandimi i Komisionit për Media për formimin e Komisionit Ad Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media, Propozimi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës  për emërimin e Organit Përzgjedhës të Pavarur, për zgjedhjen e anëtarit në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik, Raporti vjetor i Rregullatorit për ujëra dhe mbeturina, për vitin 2010, Raporti i punës së Agjencisë kundër korrupsionit, për vitin 2010, Raporti i auditimit të pasqyrave financiare të Komisionit të  Pavarur për Media,  për vitin e përfunduar më  31 dhjetor 2010, Raporti vjetor i Rregullatorit për energji, për vitin 2010, Raporti vjetor i Autoritetit të Aviacionit Civil, për vitin 2010, Raporti vjetor i Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave, për vitin 2010, si dhe Raporti i punës së Institutit Gjyqësor të Kosovës, për vitin 2010.

Në këtë seancë, parashihet  të ketë debat parlamentar lidhur me bashkëpunimin e Republikës së Kosovës me Interpolin dhe  Europolin, sipas kërkesës së deputetit Ramiz Lladrovci, e mbështetur edhe nga deputetë të tjerë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)