05 Maj 2024

Kuvendi shpenzon 60 mijë euro lap top për deputetët

Prishtinë, 25 prill - Deputetët e Kuvendit të Kosovës përveç se marrin rreth dy mijë euro rrogë në muaj, honorarë për çdo seancë në të cilën ata janë pjesëmarrës, si dhe pagesë shtesë për çdo pjesëmarrje në komisionet parlamentare do t`u jepet edhe nga një dhuratë nga buxheti i Kosovës.

Të gjithë deputetët që për herë të parë bëhen pjesë e legjislaturës, përfitojnë nga një kompjuter lap-top.

Saktësisht, shtatëdhjetë e shtatë deputetët e rinj të këtij mandati do të marrin nga një lap-top në vlerë prej 780 eurosh, e që kjo taksapaguesve u kushton 60 mijë euro.

Pritet të shpallet edhe tenderi për blerjen këtyre lap topëve ndërsa, pas përfundimit të mandatit, të gjithë deputetët i marrin në shtëpitë e tyre.

Ndërkohë ekspertë të teknologjisë informative në Kosovë theksojnë se për deputetët nuk nevojiten lap-topë të shtrenjtë, pasi ata nuk kanë aq projekte të mëdha për të punuar.

Komisioni për Buxhet dhe Financa, një muaj më parë kishte përkrahur shpërndarjen e 60 mijë eurove për blerjen e këtyre pajisjeve për deputetet e rinj.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)