17 Maj 2024

Kuvendi i Kosovës thellon bashkëpunimin me BB dhe FMN

Prishtinë, nëntor - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, kishte sot një takim me znj. Jane Armitage,drejtoreshë rajonale e Bankës Botërore dhe Jan Peter Olters, përfaqësues i BB-së në Kosovë.

Në takim u fol për ecuritë aktuale financiare në Evropë, për krizën financiare që po e shoqëron eurozonën, për buxhetin e Kosovës për vitin ardhshëm, si dhe për projektligjin për veteranët e luftës. Znj. Jane Armitage vlerësoi parametrat e buxhetit për vitin  2012, si dhe politikat makroekonomike.

Kryetari i Kuvendit Krasniqi theksoi se Kuvendi i Republikës së Kosovës ka pasur dhe vazhdon të ketë bashkëpunim shumë të mirë me Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Në këtë frymë bashkëbiseduesit diskutuan edhe për dy kredi të buta që pritet t’i dedikohen: njëra bujqësisë, ndërsa tjetra Bankës Qendrore të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)