08 Maj 2024

Kusari bën thirrje për përmirësim të ambientit të biznesit

Prishtinë, 12 korrik - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari Lila, mori pjesë në publikimin e hulumtimit të Indeksit të Konkurencës në Komunat(IKK) e Kosovës për vitin 2011.

Në fjalimin hyrës Ministrja Kusari Lila, tha se është shumë e rëndësishtme intesifikimi në lehtësimin ambientit për biznes si nga niveli komunal ashtu edhe ai qendrorë.

“Suksesi si dhe dështimi varen nga puna jonë, pavarësisht a është niveli komunal apo ai qendrorë, të dy këto pushtete duhet të punojnë seriozisht për të ndërruar njëherë e përgjithëmonë mentalintetin e punës për të sjellë kushtet më të volitshme për investime dhe biznes në Kosovë.” Ajo gjithashtu shtoi se një numër i madh ankesash janë drejtuar në adresë të qeverisë dhe komunave nga investitorët sidomos për ngecjet në procedura gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre.

Indeksi i Konkurrencës në Komuna-IKK i vlerëson regullativat e mjedisit të të bërit biznesit dhe rendit qeverisjen ekonomike komunale. Qëllimi kryesor i IKK-së, është që të përmirësojë produktivitetin dhe performancën e bizneseve private duke identifikuar barrierat dhe ngarkesat regulative të panevojshme, për rritje të transparences. Në këtë mënyrë ndikon në zvogëlimin e korrupcionin.

Komunat që e kryesuan indeksin për 2011, janë Mamusha, Hani i Elezit dhe Gjilani, ndërsa më fund të rënditjes janë Peja, Vushtrrija dhe Obiliqi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)