17 Maj 2024

Kundërshtohet vendosja e tarifës për importin e çimentos nga Shqipëria

Prishtinë, 18 qershor - Oda Ekonomike e Kosovës dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë e kundërshtojnë fuqishëm dhe njëzëri vendimin e ministrisë së tregtisë dhe industrisë së Kosovës për vendosjen e tarifës prej 35 % për importin e çimentos nga Shqipëria.

Vendimi për masat e përkohshme mbrojtëse për çimento me 35% karakterizohet me mungese te dialogimit paraprake dhe është një vendim i sjell ne mënyrë ad hok, është teë sot në takimin e përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranë të udhëhequr nga kryetarët Safet Gërxhaliu dhe Nikolin Jaka.

“Nuk kemi dëshiruar qe te përsëritet e kaluara dhe vështirit qe kemi pas me eksportin e patates. Kemi menduar dhe dua te besoj qe kemi mësuar nga e kaluara qe barrierat nuk janë ne favor te lansimit te bashkëpunimit ekonomik, ne veçanti mes shteteve te një populli te ndare. Konsideroj se një qasje e tille është jo serioze për vet ne, por mbi te gjitha është joserioze për faktorin ndërkombëtar nga fakti qe edhe Komisioni Evropiane e sheh një proces te tille si te panevojshëm dhe jo te arsyeshëm. Kjo është dëshmia me e mire qe është koha kur duhet këto procese te korrigjohen dhe te jemi ne funksion te progresit ne funksion te zhvillimit ekonomik”, tha kryetari Gërxhaliu.

Ai tha se OEK është e orientuar për mbrojtje te prodhimit vendor mirëpo jo me çdo kusht.

“Vet fakti qe i kemi te dhënat qe deri me 12. Qershor 2012 ne Kosove Sharrcem Titan ka shitur 159 mije tonë ose përmbush 40% te tregut, Fushe Kruja 125 mije ton përmbush 32 % te nevojave te tregut, Titan Shkup nga Maqedonia 75 mije tonelata përmbush 19 % te tregut, Helsin Group nga Serbia 5 mije ton etj, e shohim qe vërtet  kemi një mundësi  te daljes nga një situate e tille vetëm ne qofte se mbrohet interesi i fabrikave kosovare atëherë ato fabrika mund te plotësojnë vetëm 40% te nevojave te tregut kosovar”, tha kreu i OEK-ut.

Nikolin Jaka kryetari i Dhomës se Tregtisë dhe Industrisë Tirane tha se kjo Dhomë lidhur me vendimin në fjalë ka reaguar para 3-4 ditësh dhe ky reagim i është drejtuar institucioneve të Shqipërisë dhe ministres së tregtisë dhe industrisë, Mimoza Kusari Ljilja. 

“Nuk dua ta quaj dashakeqësi por njëkohësisht nuk dua ta paragjykoj vendimi te dal nga MTI –ja por ne asnjë lloj pike nuk mund te gjejmë një argument  logjik i cila i jep te drejt kësaj ministrie për vendosjen e kësaj tarife”, tha kreu i DHTI .

“Sikur ti anashkalojmë te gjitha marrëveshjet e tregtisë se lire qe ne jemi te predispozuar dhe te orientuar si shtete qe aderojnë  ne Bashkimin Evropian ne te paktën duhet te kemi dashamirësinë për te respektuar jo vetme prodhuesit e vendeve tona por njëkohësisht për te respektuar edhe tregun por edhe për të respektuar konsumatorin e vendeve tona. Prandaj duhet te punojmë për një treg te lire për një konkurrencë te ndershme dhe për çmime ne treg qe te jene te përballueshme edhe nga tregtaret por njëkohësisht edhe nga konsumatorët  tanë dhe ne rasti konkret një tarifë e ngritur ne masën 35% vjen ne kundërshtim te çdo lloj logjike ekonomike por edhe te çdo lloj synimi politik”, tha Jaka .

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka duke i mbështeti qasjen e kryetarëve të asociacioneve të biznesit ne Kosovë dhe Shqipëri tha se gjithsesi është dashur qe te konsultoheshin grupet e interesit, institucionet homologe.

“Unë do te sugjeroja dhe ketë e kam përsërite edhe ne rasti ne referencës për patatet duhet ti japim fund eksperimenteve ne kurriz te marrëdhënieve dy paleshe. Unë i kam paralajmëruar dhe e përsërisë edhe njëherë këta zyrtar te veçantë qe te heqin dore nga përpjekjen për te fituar kapital politik ne kurriz te marrëdhënieve shtetërore, sepse zhvillimi i marrëdhënieve dy paleshe Shqipëri-Kosove është interes shtetëror i dy vendeve por është edhe interes kombëtar i dy vendeve”, tha ambasadori Lauka.

Në fund të takimit u aprovuan rekomandimet të cilat propozojnë anulimin e vendimit të marr nga MTI.

“Pas anulimit te vendimit te themelohet komision i përbashkët me komunitetin e biznesit qe do te analizon tregun e çimentos,  të analizon zgjidhjet ligjore qe kanë te bëjnë me masat mbrojtëse, çka lejon ligji dhe pjesën tjetër qe ka te beje me damping pra te vihet me konstatimet e përbashkëta dhe pas konstatimeve te përbashkëta te vije deri te një vendim”, tha sekretari i OEK-ut Berat Rukiqi duke propozuar mënyrën se si me dal nga situata e krijuar.

Ai vlerësoi se këtij vendimi të MTI-së i mungon një analize dhe deri sa ta ketë një analize te qarte vendimi duhet te pezullohet.

“Duhet të sigurohet një praktike ku komuniteti i biznesit bashke me autoritete vendimmarrëse e ka fjalën kryesore dhe jo kompani te caktuar te diktojnë edhe politikat vendimmarrëse”, tha Rukiqi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)