01 Maj 2024

Kuçi: Buxheti do të përfshijë rritjen e pagave

Prishtinë, 23 shkurt - Vonimi i miratimit të buxhetit ka bërë që Qeveria e Kosovës të kërkojë nga Kuvendi që të miratojë një vendim për zgjatjen e ndarjeve buxhetore për vitin 2010 për të mbuluar edhe muajin mars.

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka bërë të ditur se është hartuar draft-buxheti dhe se shumë shpejt ai do të jetë i gatshëm të procedohet për shqyrtim në Kuvend.

Ministri Hamza ka kërkuar me këtë rast mbështetjen e kabinetit qeveritar që sipas Ligjit për financat publike që parasheh shfrytëzimin e 1/12 pjesë të buxhetit të vitit paraprak të zgjatet ndarja buxhetore nga viti paraprak.

"Ligji për financave publike parasheh që shfrytëzimi të bëhet me 1/12 të vitit paraprak. Ne si Ministri e Financave kemi hartuar draft-buxhetin, i cili do të diskutohet edhe me institucionet financiare ndërkombëtare dhe presim që shumë shpejt ta sjellim në Qeveri dhe pastaj të procedohet në Kuvend për aprovim. Por me qëllim të vazhdimit të funksionimit pa pengesa ne paraqesim propozim-vendim për aprovimin e kërkesës që duhet të dërgohet në Kuvend të sillet një vendim nga Kuvendi për zgjatjen e ndarjeve buxhetore për vitin 2010 për të mbuluar edhe muajin mars", ka thënë ai.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi, ka hequr dilemat sa i përket çështjes së pagave, duke thënë se vendimi i Qeverisë për rritje të pagave do të zbatohet.

"Ai nuk është më vetëm premtim, por është vendim i Qeverisë së Republikës së Kosovës. Ne do ta bëjmë gati shumë shpejt projektbuxhetin, do ta dërgojmë në Kuvendin e Kosovës dhe në atë projekt do të jetë gjithsesi edhe me rritja e pagave", ka thënë Kuçi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)