28 Prill 2024

Kuba pezullon gjysëm milion vende shtetërore të punës

Havanë, 15 shtator - Kuba do të pezullojë më shumë se 500.000 vende të punës në sektorin shtetëror deri në mars të vitit 2010 në kuadër të procesit për racionalizimin e ekonomisë që e ngriti presidenti Raull Kastro për shkak të rritjes së prodhimtarisë, lajmëroi Unioni punues kubanez.

Në kumtesën theksohet se do të mund të mbyllen gjithsej një milion vende shtetërore të punës në kuadër të racionalizimit. Këto masa do të zbatohen në mënyrë etapore deri në tremujorëshin e parë të vitit 2011 dhe do të ketë ndikim në të gjitha sektorët.

“Shteti ynë nuk guxon të vazhdojë me mbështetjen e ndërmarrjeve shërbimet e të cilave janë të shumëfishta dhe humbjet e të cilave janë kontraproduktive”, thuhet në kumtesën e UPK.

Sipas të dhënave qeveritare, në sektorin shtetëror në fund të vitit 2009 kanë qenë të punësuar 85 për qind e popullatës punuese, gjegjësisht rreth 5 milionë njerëz. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)