24 Prill 2024

Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu merr çmimin Ismet Gusia

Prishtinë, 21 dhjetor - Kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu iu nda sot çmimi “Ismet Gusia” për kontribut të madh në zhvillimin dhe kultivimin e mendimit në lëmin e ekonomisë.

Në ceremoninë e promovimit te botimit të dytë të veprës së prof. dr. Ismet Gusia, “ Burimet natyrore si faktor i zhvillimit ekonomik të Kosovës”, në tridhjete vjetorin e vdekjes së tij, lidhur me jetën dhe veprën e të ndjerit kanë folur rektori i Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova, profesorët e Fakultetit Ekonomik Musa Limani dhe Nuri Bashota, profesori Abdullah Karjagdiu i cili punoi ne përkthimin e veprës së prof. Gusisë ne gjuhën angleze dhe gazetarët e krijuesit Ramiz Kelmendi dhe Nehat Islami, të cilët në spikamë vunë virtytet e larta njerëzore dhe profesionale të prof. Gusisë, duke e vlerësuar lartë punën e tij shkencore por edhe atë kombëtare.

Duke marrë çmimin e parë me emrin e prof,. Ismet Gusisë, të cilin e ka ndarë familja Gusia, kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu tha se ky çmim e nderon.

“ Çmimi me të cilin më nderoni sot ka një domethënie të veçantë për dike që nga mosha rinore e studentore profesionalisht u frymëzua me personalitetin dhe veprën e Ismet Gusisë. Besomani, nuk ka nderë më të madhe për dike por ti ndahet çmimi me emrin e idolit të tij. Thjesht, një nga ëndërrta e mia u bë realitet”, tha Gërxhaliu.

Ai ka thënë se marrjen e këtij çmimi e konsideron si një nga mirënjohje më të mëdha profesionale, sepse, siç tha ai për Kosovën ka vlerën dhe renomenë të cilin për botën e ka çmimi Nobel për ekonomi.

“Figura e Ismet Gusisë, vepra e tij dhe insistimi i tij këmbëngulës që shkenca duhet ta ketë vendin e vet në vendimet madhore ekonomike dhe për strategjinë ekonomike të vendit tonë- edhe sot ka një rëndësi të jashtëzakonshme për vendin tonë i cili po kalon nëpër krizë të thellë ekonomike”, tha kryetari Gërxhaliu dhe shtoi se nuk kohë për konformizëm. përvjelje mëngësh dhe kostume me kravata përderisa nuk përmbushet amaneti i profesorit që për ekonominë fjalën kryesore ta kenë ekonomistët, posaçërisht sot kur ekonomia është sfida kryesore e vendit tonë.

Në manifestim u propozua që Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Prishtinës të bartë emrin e profesorit Ismet Gusia.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)