29 Prill 2024

Kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi akuzon sindikatat tjera



Prishtinë, 20 qershor - Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Haxhi Arifi e ka quajtur të paligjshëm vendimin e disa degëve sindikale të cilat në Kongresin e V zgjedhor e shkarkuan nga detyra e kryetarit.


Kryetari Arifi dhe përkrahësit e tij, në një konferencë për media kanë akuzuar drejtuesit e sindikatës së arsimit e policisë, se janë të ndikuar nga pushtetarët dhe për atë arsye kanë tentuar të marrin vendime të tilla.

Këto vlerësime Arifi i ka dhënë të hënën gjatë një konference për media, me ç’rast tha se tensionet në Kongresin e V-të kanë ardhur pasi që një grup i delegatëve pjesëmarrës kërcënuan verbalist delegatët e pranishëm gjatë marrjes së fjalës në foltore dhe gjatë pushimit.


 “Unë mendoj se vendimi i tyre është jolegjitim dhe normal jopërfillës, sepse nuk e ka pasur as shumicën e delegatëve dhe nga tetë degët, vetëm dy edhe po ta kishin shumicën bie ndesh edhe me çdo rregull dhe me statutin e BSPK-së”, ka theksuar ai.



Sipas tij, kjo është bërë me të vetmin qëllim që disa persona të marrin drejtimit të BSPK-së me çdo kusht. Për më tepër ai ka shtuar se statuti i BSPK-së sqaron se shumë mirë se kut një kandidat mund të jetë kryetar, ndërsa që kushtet nuk i ka plotësuar Ali Shabanaj.


“Me statutin e BSPK-së i cili është aprovuar në Kongresin IV figuron tek neni atje i cili sqaron mjaft mirë se për t’u kandiduar për kryetar të BSPK-së kandidati duhet të ketë pëlqimin e degës së vet së pari dhe plus 4 degëve tjera të BSPK-së.


Në këtë rast ata nuk e kanë pasur këtë dhe në Këshillin Drejtues të fundit pikërisht nga nervozizmi që kanë mundur t’i sigurojnë edhe e kanë lëshuar edhe Këshillin Drejtues”, theksoi Arifi.


Kurse kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla ka thënë se në mënyrë arbitrare ka marrë vendim që Kongresi i Pestë të ndërpritet, sepse nga disa individ ka pasur tentime që të bëhen manipulime.


Madje, ai ka akuzuar sindikatën e arsimit dhe policisë se janë ndikuar nga urdhrat e qeverisë, por nuk ka përmendur emrat se nga cilët pushtetarë ka pasur tentime për të ndikuar në zgjedhjet e BSPK-së.


“Kemi indikacione mjaft të mëdha që këtu kanë pasur dorë edhe pushtetarët, kanë keqpërdorur edhe detyrat zyrtare për të cilat me siguri koha do t’i tregoj. Unë edhe njëherë po e potencoj nuk kam pas asnjë interes, sepse nuk kam qenë i kandiduar dhe nuk kam pas asnjë kandidat”, ka thënë ai.


Tensione të shumta e kanë përshkruar Kongresin e V zgjedhor të BSPK-së të mbajtur më 18 qershor, nga i cili kongres një pjesë e sindikatave dolën kurse një pjesë vazhduan punimet duke përkrah për kryetar Ali Shabanaj dhe shkarkuar nga detyra Haxhi Arifin.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)