13 Maj 2024

Kriza tkurri portofolin e bankave greke në Shqipëri

Tiranë, 20 mars - Kriza ekonomike në eurozonë ka sjellë një tkurrje të dukshëm gjatë vitit që shkoi të bankave greke në tregun e Shqipërisë.

Sipas burimeve nga Banka Qendrore shqiptare, kreditimi nga bankat greke dhe pesha e tyre është tkurrur, duke shënuar në fund të vitit 2011 nivelin 25%, krahasuar me nivelin 30% të shënuar në fund të vitit 2010.

Ardian Civici, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së, gjykon se gjithësesi kriza ekonomike e Greqisë nuk ndikon në Shqipëri.

“Për të rritur sigurinë e sistemit bankar nga një kontaminim i mundshëm i krizës greke, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka miratuar kërkesat e shndërrimit të Bankës Kombëtare Greke dhe Bankës Alfa, nga filiale që janë aktualisht, në degë”.

Ky ndryshim, shpjegon ai, i bën më të sigurta depozitat e shqiptarëve në këto banka, duke i vendosur aktivitetet e bankave greke nën mbikëqyrjen e Bankës së Shqipërisë.

“Ligji për bankat i miratuar së fundmi, kishte në themel të tij dhënien e disa atributeve më shumë të Bankës së Shqipërisë në mbikëqyrjen e bankave. Me këtë ligj, Banka e Shqipërisë mund të kërkonte shkëputjen e filialeve nga mëmat në rast se shihte të arsyeshme të ndërpriste këtë bashkëpunim. Kështu, fill pas miratimit të ligjit Banka Qendrore u ka kërkuar filialeve të Bankës Kombëtare Greke dhe Alpha Bank që të kthehen në degë, duke iu ndërprerë kështu marrëdhëniet e ngushta me mëmat.\"

\"Në kuptimin e Mbikëqyrjes, nuk bëhet fjalë për ndryshime rrënjësore, sepse edhe degët iu nënshtrohen rregullave dhe detyrimeve të njëjta me bankat e veçanta. Por ndarja nga banka mëmë jep më shumë pavarësi në funksionimin dhe menaxhimin financiar të bankave”, thotë Civivi.

Ndërkohë, sipas të dhënave nga BSH-ja, gjatë 2011 pesha e bankave greke në tregun e depozitave arriti në 17.9%, krahasuar me nivelin 19.3% që shënonte në dhjetor 2010.

Ecuria e aktivitetit ndërmjetësues, sipas grup-bankave, pasqyron një rritje të tregut të bankave të mëdha dhe atyre të vogla, ndërkohë që bankat greke kanë vijuar të tkurrin aktivitetin e tyre ndërmjetësues.

Bankat më të mëdha të sistemit, duke ofruar edhe produkte promocionale si në grumbullimin e kursimeve, ashtu edhe në norma më atraktive për kredidhënie, kanë rritur peshën e tyre në tregun e depozitave dhe në atë të kredisë. Pesha e bankave të mëdha në tregun e depozitave arriti në rreth 69.5%, krahasuar me 58% në fund të 2010-ës.

Ndërkohë, portofoli i kredisë së tyre për të njëjtën periudhë u rrit me 1.5 pikë përqindje. Bankat e vogla kanë qenë më agresive në rritjen e portofolit të kredisë dhe brenda vitit kanë rritur me 3 pikë përqindje peshën e tyre në treg.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)