17 Maj 2024

Kriza evropiane do të godasë Maqedoninë

Shkup, 8 nëntor - Kriza në evrozonë është serioze dhe se ajo pritet të godasë edhe Maqedoninë.

Ky paralajmërim serioz është bërë nga guvernatori i Bankës Popullore të Maqedonisë (BPM), Dimitar Bogov.

“Kriza në Evropë është serioze. Problemet e borxheve në vendet periferike mund të vijojnë dhe janë në mundshme të gjitha skenarët. Ne po bëjmë të gjithë përgatitjet dhe analizat. Pritet të ketë goditje në sektorin real”, theksoi Bogov.

Sipas tij, ekonomia vendore do të ketë goditje të caktuara, megjithatë siç tha ai, sektori bankar është rezistues dhe do ti përballojë të gjitha goditjet pa probleme të mëdha.

“Depozitat janë të sigurta dhe qytetarët nuk duhet të kenë frikë”, theksoi guvernatori i BPM-së, i cili këto shqetësime i shprehur në mbledhjen e mbajtur mbrëmë të Këshillit ekonomik të përbërë nga Qeveria dhe dikastere tjera financiare dhe ekonomike. I pyetur se nëse do të realizohen projektet për rritje ekonomike prej 4,5 për qind gjatë vitit 2012, Bogov theksoi se këto projekte janë bërë nga qeveria dhe se BPM së shpejti do të jap vlerësimet dhe qasjen e saj për rritjen ekonomike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)