16 Maj 2024

Kriza ekonomike në Europë, rrezik për rezervën në euro të Kinës

Bruksel, 25 maj - Liderët e vendeve të BE-së u mblodhën në mbrëmjen e 23 majit në kryeqytetin belg Bruksel për të diskutuar çështje të tilla si nxitja e rritjes ekonomike dhe parandalimi i daljes së Greqisë nga Eurozona.

Kjo pasqyron shqetësimin e Bashkimit Europian për largimin grek nga zona e euros dhe për përhapjen e krizës së borxheve sovrane.

Nga thellimi i krizës evropiane nuk është e imunizuar as Kina, që ka një rezervë valutore në euro me një vlerë më shumë se 600 miliardë dollarë, e cila përballet me mundësinë e tkurrjes.

Duke folur për bonot greke dhe të vendeve të tjera europiane që ka blerë Kina, zv.sekretari i përgjithshëm i Bordit Akademik pranë Komitetit të Reformës dhe Zhvillimit të Kinës Zhang Yansheng tha:

"Bonot fillestare janë eurobono, nuk e di nëse do të shndërrohen më vonë në monedhën e Greqisë. Nëse po, dhe monedha greke zhvlerësohet, Kina do të përballet me zhvlerësimin e bonove. Shitja e këtyre bonove duhet të bazohet në parakushtin e përkeqësimit të gjithanshëm të borxheve europiane, përndryshe, ajo do t'i sillte Kinës humbje të mëdha."

Kohët e fundit kompanitë kineze kanë qenë shumë aktive në bleren e kompanive europiane ose në shkrirjen me to. Zhang u shpreh se vlera e mjaft kompanive europiane është bërë e arsyeshme nga ndikimi i krizës së borxheve në "kontinentin plakë".

Kina duhet të shfrytëzojë rezervën valutore të saj për t'i ndihmuar firmat kineze të sigurojnë mundësi investimi në Europë.

BE-ja është partneri më i madh tregtar i Kinës dhe recesioni i ekonomisë evropiane ka goditur rëndë eksportet kineze. Kryeministri Wen Jiabao e ka vënë theksin në nevojën për një stabilizim të rritjes së ekonomisë kineze.

Sipas Zhang Yansheng, Kina duhet të shqyrtojë mundësinë për të ulur më tej rezervën e kërkuar të depozitës, në vend që të ulë normat e interesit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)