29 Prill 2024

Kriza ekonomike evropiane e amerikane do të ndikojnë në Kinë

Berlin, 8 gusht - Ekonomisti i Deutsche Bank për Kinën, Ma Jun, vuri në dukje në një raport se javën e kaluar, ulja e vazhdueshme në tregun e aksioneve amerikane dhe ulja e përgjithshme në tregjet e aksioneve të Evropës rritën shqetësime të dukshme në tregjet botërore.

Shumë investorë janë të shqetësuar që dilema evropiane dhe amerikane do t\'u bëjë presion ekonomisë, politikës dhe tregut kinez.

Ma Jun u shpreh se Deutsche Bank ka arritur në konkluzion se ngadalësimi i eksporteve të Kinës do të jetë më i shpejt se parashikimi, tregu i aksioneve, eksporti, tregu i pasurive të patundshme dhe fushat e tjera do të përballojnë rrezikun e rënies. Por një nga fushat më të sigurta do të jetë konsumi i brendshëm i Kinës.

Ma Jun theksoi se ai akoma nuk uli parashikimin mbi rritjen ekonomike të Kinës. Rritja ekonomike e Kinës në tremujorin e 3-të parashikohet të variojë nga 9.1 deri 9.2%, ajo në tremujorin e 4-t parashikohet të jetë 9%.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)