01 Maj 2024

Kriza ekonomike, Çekia ka humbur tre vjet nga zhvillimi i saj

Pragë, 24 shkurt - Guvernatori i Bankës Popullore të Çekisë, Mirosllav Singer, vlerësoi se për shkak të krizës globale ekonomike, ekonomia çeke ka humbur tre vjet nga zhvillimi i saj. Sipas tij, ekonomia çeke tani gjendet në nivelin e vitit 2007.

Banka Qendrore e Çekisë vlerësoi se për përmirësimin e rënies në bursë të Bruto Prodhimin Vendor nga kuartali i tretë në vitin 2008, ekonomisë do t’i nevojiten 13 kuartale.

Banka Qendrore për sivjet parashikoi rritje prej vetëm 1,6 për qind, parashikimi është i ngjashëm me atë të FMN-së prej ku parashikojnë rritje prej 1,7 për qind.

Përkundër shtrenjtimeve të çmimeve të naftës dhe gazit në tregjet botërore, FMN-ja në Çeki pret që inflacioni sivjet të arrijë dy për qind.

FMN-ja vlerësoi pozitivisht edhe qëllimin e Qeverisë të vitit 2012 për ta rritur në 20 për qind tatimin e vlerës së shtuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)