08 Maj 2024

Kriza e euros po përhapet

Bruksel, 14 korrik - Greqia, Portugalia, Irlanda - tani edhe Italia ndodhet nën trysninë e kreditorëve. Ajo çka mungon është një sinjal që të qetësojë investuesit dhe kreditorët.

Italia ditët e fundit është vendosur në qendër të diskutimit evropian. Ministrat e Financave të BE-së ranë dakord që ta pengojnë me çdo kusht shtrirjen e krizës financiare në ekonominë e tretë më të madhe të Evropës, Italinë. Por megjithëse Italia ka ndërmarrë masa drastike kursimi, këto nuk mjaftojnë.

FMN-ja në raportin e saj më të fundit për këtë vit kërkoi nga Italia, që të zbresë deri në vitin 2012 defiçitin buxhetor nën 3 % të prodhimit të brendshëm bruto. Aktualisht deficiti italian kap vlerën e 4,6%.

Megjithëse ekonomia italiane po jep shenja rimëkëmbjeje, të nxitura këto nga eksporti, borxhi publik mbetet tepër i lartë dhe rritja ekonomike e kufizuar.

Një samit i jashtëzakonshëm i krerëve dhe kryeministrave të shteteve të BE-së për të penguar përhapjen e krizës së borxheve edhe me pritet të zhvillohet që këtë të premte, sinjalizoi presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Hermann Van Rompuy.

Fakti që vala e krizës financiare po përfshin edhe Italinë, ka shqetësuar bursat evropiane. Dhe tregtarët e bursës janë të zemëruar me politikën. Oliver Roth, një tregtar në bursë thotë:

\"Po shohim që për Italinë, prej ditësh zhvillohet një debat fantazmagorik, të cilin vetë BE-ja e ka shkaktuar duke u shprehur me shqetësim për gjendjen në Itali. Kjo sigurisht ishte një ftesë për spekulantët. \"

Ekspertët e financave janë të zemëruar me pavendosmërinë e Brukselit. Njëherë Brukseli përjashton kategorikisht ristrukturimet e borxheve, pastaj më vonë i fut prapë në lojë ato. Adalbert Winkler, nga Shkolla e Financave në Frankurt thekson:

\"Mendoj se duhet të transmentohet një sinjal i plotë dhe i qartë ndaj kredituesve që nuk do të ketë humbje për shkak të mospagesave.

 Vetëm kështu do të vihen nën kontroll problemet që kemi me rrezikun e infektimit të shteteve të tjera pas Greqisë.\"

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)