03 Maj 2024

Kriza e borxhit të Evropës, bankat në krye të rrezikut

Bruksel, 9 tetor - Instituti i vlerësimit të kredive Moody's ka ulur notën për 9 banka të Portugalisë dhe 12 banka të Anglisë.

Liderët evropianë janë dakord në lidhje me shpëtimin e bankave me qëllim që të mos falimentojë sistemi financiar por nuk arrihet konsensus me mënyrën se si do të bëhet ky shpëtim.

Liderët e zonës euro do të takohen në datat 17-18 tetor në Bruksel dhe do të shqyrtojnë hapat e reja që do të hidhen ndaj krizës dhe për zgjerimin dhe dyfishimin e Fondit Evropian të Stabilitetit Financiar.

Kryetari i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, pas paralajmërimit se kriza në Evropë mund të kthehet në një krizë bankare, përgatit paketën e propozimit që do ti paraqesë vendeve anëtare.

Parashikohet që në paketë të zërë vend paralajmërimi që kur vendet anëtare ti përcjellin bankave burime shtesë të kenë parasysh që ti japin prioritet buxhetit kombëtar dhe nëse nuk e bëjnë dot këtë të aplikojnë në Fondin Evropian të Stabilitetit Financiar.

Ndërkohë që Gjermania dhe shumica e vendeve të tjera e shohin ngrohtë këtë mendim, Franca mbron një mendim krejt të kundërt. Sepse në duart e Francës gjenden shumë transaksione të Spanjës, Greqisë dhe Italisë.

Në një atmosferë të tillë, Fondi Monetar Ndërkombëtar, FMN, në mënyrë që të mbajë në këmbë bankat e Evropës, paralajmëron se mund të ndjehet një nevojë për 200 miliardë euro.

Ndërsa në lidhje me Greqinë, duket se liderët e Francës dhe Gjermanisë nuk kanë opinione të ndryshme. Dy liderët janë të mendimit se falimenti i Greqisë do të jetë një tragjedi për tërë Evropën.

Kurse Greqia që lufton për të vazhduar ekzistencën në zonën euro, përmend nëpërmjet Ministrit të saj të Financës, Venizelos se janë të vendosur për të paguar borxhin deri në euron e fundit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)