01 Maj 2024

Kriza e borxheve në Portugali dhe Greqi

Lisbonë, 14 prill - Portugalia thotë se ka filluar bisedimet me kreditorët ndërkombëtarë në Lisbon për të siguruar një paketë huamarrëse ndihmash.

Zyrtarët portugezë thanë se kanë nevojë për këstin e parë të parave në qershor, kur vendi duhet të paguajë 7 miliardë dollarë borxh. Ndërkohë Greqia vazhdon të përballet me krizën e borxheve duke përjashtuar mundësinë e nevojës së ristrukturimit të tij.

Ministri grek i financave përjashtoi përsëri ristrukturimin e borxhit të vendit. George Papaconstantinou tha në një konferencë të bankave sot në Athinë se qeveria greke nuk mendon se ristrukturimi është i nevojshëm.

Shumë njerëz mendojnë se edhe në se bën çdo gjë si duhet, prapë duhet të ristrukturosh borxhin. Ky është një qëndrim që ka jo pak përkrahës, analistët. Është një qëndrim me të cilin qeveria nuk është dakort.

Greqia mënjanoi falimentimin vitin e kaluar me një paketë huash prej 160 miliardë dollarësh nga partnerët evropianë dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Ndërkohë, qeveria socialiste shkurtoi pensionet dhe pagat e punonjësve publikë ndërsa rriti taksat dhe moshën e pensionit. Por shumë analistë besojnë se vendi do të detyrohet të ristrukturojë borxhin – që do të thotë lehtësimi i termave për ripagimin e huasë në dëm të kreditorëve ndërkombëtarë – pavarësisht nëse zbaton të gjitha reformat që ka premtuar.

Zyrtarët nga Komisioni Evropian, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Qendrore Evropiane do të vëzhgojnë librat financiarë të Portugalisë për të përcaktuar nëse ka nevojë për masa të tjera shtrënguese nëse vendi siguron një hua tre vjeçare prej 116 miliardë dollarësh.

Ndërkohë udhëheqësi i Partisë Social Demokrate të opozitës portugeze tha se partia e tij është gati të japë të gjithë ndihmën e nevojshme që qeveria e përkohshme të sigurojë ndihmë nga Evropa dhe FMN-ja.

Pedro Passos Coelho u tha gazetarëve pas takimit me kryeministrin Jose Socrates se vendi i tij ka nevojë për ndihmë për të realizuar pagesat e borxhit në qershor.

Shteti nuk ka mundësi të paguajë dhe ka nevojë absolute për ndihmë në mënyrë që në qershor të mund të përmbushim obligimet e pagesave ndërkombëtare.

Jose Socrates dha dorëheqjen muajin e kaluar pasi opozita kundërshtoi masat shtrënguese të qeverisë socialiste. Zgjedhje e përgjithshme do të zhvillohen më 5 qershor.

Qeveria portugeze kishte këmbëngulur se nuk kishte nevojë për ndihmë financiare ndërkombëtare si ajo që Greqia dhe Irlanda mori vitin e kaluar. Por kostoja e huasë për Portugalinë po rritet ndërsa firmat e shërbimeve financiare vazhdojnë të ulin nivelin e besueshmërisë për kreditimin e saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)