02 Maj 2024

Kriza e borxheve ndikon në vendet e Evropës Juglindore

Washington, 25 gusht - Ekonomitë e vendeve të Evropës Juglindore (EJL) ndikohen drejtpërsëdrejti nga vendet e Eurozonës në kushtet e krizës së borxheve që ka prekur disa nga këto vende.

Kjo është edhe arsyeja përse rritja ekonomike  e këtyre vendeve pritet të jetë më e ngadalshme se para fillimit të krizës globale.

Kjo ishte tema që u diskutuan në një konferencë për shtypin që u mbajt në mjediset e Bankës Botërore në Washington.

Folësit në Konfererencë, Filip lë Hueru, Nënpresident i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore dhe kryeekonomisti i Bankës Botërore për këto rajone, Indermit Xhill, thanë se kriza ekonomike e vitit 2008 vazhdon të ndjehet në pjesën më të madhe të vendeve të rajonit.

Sistemi financiar botëror po përballet me sfidën më të madhe nga kriza financiare e vitit 2008.

Por ndërsa në vende me rritje të shpejtë ekonomike, si Kina, India dhe Brazili kriza nuk ka patur ndikim në rritjen e tyre ekonomike, në vendet e Evropës Perëndimore kriza është reflektuar në fusha të ndryshme, në atë financiare, të borxheve, deficiteve buxhetore,  dhe tek papunësia e lartë në këto vende.

Ndikimi i krizës së borxheve të disa vendeve perëndimore si Greqia, Italia, Spanja, Portugalia, është ndjerë tek vendet e Evropës Juglindore, të cilat i kanë këto vende partnerët e tyre kryesorë tregtarë. 

Kështu, ndërsa rritja ekonomike në këto vende ishte 4,5 për qind në vitin 2010, këtë vit ajo pritet të jetë 4,3 dhe për vitin 2012 parashikohet një rritje edhe më e vogël, prej 3,8 për qindsh.

Jane Armitage ka thënë se është i sigurtë që do të ketë ndikim. \"Ajo që Shqipëria arriti të ruajë pas krizës së vitit 2008, kur trashëgoi një rritje ekonomike prej 6-7 për qind nga dekada e mëparshme, nuk mund të ndodhë më, sepse rritja e saj ekonomike është ngadalësuar ndjeshëm\", tha ai.

Shqipëria sipas tij nuk u ndikua nga kriza e vitit 2008, ashtu sikurse, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja, që patën një rritje negative. Por, ai tha se tani rritja ekonomike e saj është ulur nga 6-7 për qind në rreth 3 për qind. Kemi vënë re psh, që rezultatet e mëdha që u vunë re tek pakësimi i varfërisë gjatë dekadës së mëparshme, janë ngadalësuar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)